Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi drejt prishjes së aleancës me Cërvenkovskin

Thaçi drejt prishjes së aleancës me Cërvenkovskin

16 tetor-“Organet partiake janë afër vendimit për ndërprerjen e bashkëpunimit me LSDM. Është e mundshme që të sjellim vendim të tillë, për shkak të politikës antishqiptare dhe retorikës së vazhdueshme të LSDM lidhur me ngjarjet e fundit, si ligji për branitellat, ndërsa kjo u pa qartë edhe në seancën e fundit të interpelancës së Qeverisë”, ka theksuar një zyrtar i lartë i PDSH-së.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi është drejt një vendimi për të prishur marrëveshjen e bashkëpunimit dhe koalicionimit me partinë më të madhe opozitare Lidhjen Social demokrate Maqedonase (LSDM) të Branko Cërvenkovskit.

Kjo bëhet e ditur sot nga gazeta “Dnevnik”, e cila thirret në burime të larta partiake të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Tetovë.

Ndër arsyet e prishjes së koalicionimit janë pozicionet antishqiptare dhe nacionaliste të LSDM-së.
“Organet partiake janë afër vendimit për ndërprerjen e bashkëpunimit me LSDM. Është e mundshme që të sjellim vendim të tillë, për shkak të politikës antishqiptare dhe retorikës së vazhdueshme të LSDM lidhur me ngjarjet e fundit, si ligji për branitellat, ndërsa kjo u pa qartë edhe në seancën e fundit të interpelancës së Qeverisë”, ka theksuar një zyrtar i lartë i PDSH-së.

PDSH dhe LSDM në korrik të këtij viti zyrtarizuan marrëveshjen për koalicionim teknik për zgjedhjet e ardhshme lokale. Kjo marrëveshje parashikonte bashkëpunim të ndërsjellët në komuna për zgjedhjet lokale. Kundër kësaj marrëveshje që u vlerësua si hap i parë i bashkimit të opozitës shqiptare dhe maqedonase ishte deklaruar RDK e Rufi Osmanit. PDSH para firmosjes së marrëveshjes me LSDM prishi koalicionimin me RDK-në. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *