Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi i thotë Samarasit:Greqia është armike e kombit tim

Thaçi i thotë Samarasit:Greqia është armike e kombit tim

9 tetor-“Z.Kryeministër, Duke patur parasysh se qeveria Juaj shpall persona “non grate” gazetar të një mediumi të fuqishëm shqiptar, nuk i lejon ¬çamët që të vizitojnë vatrat e tyre që sot gjenden nën shtetin Tuaj dhe shumë provokime tjera ndaj shqiptarëve, rasti im nuk është rast “i izoluar dhe i rastësishëm” por thjesht e lustron qasjen armiqësore të qeverisë së Juaj karshi shqiptarëve”, thuhet më tej në letër.

Pjesëmarrja e liderit të PDSH-në në kongresit e partisë së Kryeministrit të Republikës së Turqisë, z.Rexhep Tajjip Erdogan si duket ka revoltuar grekët.

Si hakmarrje, për arsye banale, gjatë kthimit në vendlindje ai është ndaluar nga autoritetet kufitare greke.

Ky incident ka detyruar lideri e PDSH që ti drejtohet më një letër kryeministrit grek Andonis Samaras.

Në letër thuhet se, “përkundër vullnetit dhe dëshirës sime të mirë që përfaqësuesit e Ambasadës së shtetit Tuaj në Shkup të më jepnin sqarime lidhur me një incident që ndodhi ne kufirin e shtetit Tuaj, fatkeqësisht kjo nuk ndodhi”.

“Gjatë kthimit tim nga një udhëtim zyrtar në Ankara, ku kisha nderin të jem mysafir në kongresin e partisë së Kryeministrit të Republikës së Turqisë, z.Rexhep Tajjip Erdogan, nëpunësit e pikës kufitare të shtetit Tuaj më mohuan të drejtën për të hyrë në Greqi me pretekstin se shoferi im nuk posedon “leje internacionale për vozitje””, thuhet në letrën e lideri të PDSH-së, drejtuar kryeministrit Samaras.

Thaçi ka përkujtuar kryeministrin grek, se ai është kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, partisë më të madhe opozitare të shqiptarëve në Maqedoni dhe njëherazi deputet në Parlament.

“Mbase mund të kem mirëkuptim për frustracionet dhe vështirësitë që kalon qeveria dhe shteti Juaj në këtë krizë që ju ka kapluar, megjithatë incidente të këtilla nuk kontribuojnë në imazhin e shtetit Tuaj”, është shprehur Thaçi në letër.

Ai ka reaguar edhe për provokimet tjera të autoriteteve greke ndaj gazetarëve shqiptar si dhe çamëve të cilët nuk janë lejuar të vizitojnë vatrat e tyre.

“Z.Kryeministër, Duke patur parasysh se qeveria Juaj shpall persona “non grate” gazetar të një mediumi të fuqishëm shqiptar, nuk i lejon ¬çamët që të vizitojnë vatrat e tyre që sot gjenden nën shtetin Tuaj dhe shumë provokime tjera ndaj shqiptarëve, rasti im nuk është rast “i izoluar dhe i rastësishëm” por thjesht e lustron qasjen armiqësore të qeverisë së Juaj karshi shqiptarëve”, thuhet më tej në letër.

Sipas Thaçi, s’do mend se kjo qasje e qeverisë greke, është në kundërshtim me parimet themelore të njerëzimit dhe demokracisë së mirëfilltë.

“Përderisa ne si komb hapërojmë sigurt drejt familjes së madhe europiane, duke i kultivuar vlerat pozitive të saj qeveria dhe kombi Juaj fatkeqësisht shkojnë në kahje të kundërt duke u bërë një shembull i keq jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe atë civilizues dhe demokratik.Në fund, z.Kryemistër pa asnjë respekt për Ju dhe qeverinë Tuaj fatkeqësisht jo vetëm për mua por për të gjithë shqiptarët Greqia do të vazhdojë të ngele në mbamendjen tonë si një shtet që vazhdon të mbaje armiqësi jo vetëm me kombin tim por edhe me kombet tjera në rajon e më gjërë”, thuhet në fund të letrës

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *