Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Maqedonia vazhdon proceset e montuara kundër shqiptarëve

Thaçi: Maqedonia vazhdon proceset e montuara kundër shqiptarëve

28 tetor-
“Përderisa pjesa tjetër e shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, hapërojnë me hapa të sigurt drejt integrimeve evropiane, shqiptarët në Maqedoni janë jashtë këtyre proceseve, si pasojë e një politike jo konstruktive dhe mendjemadhe të kësaj qeverie aktuale”, deklaroi Thaçi, në një takim me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se qeveria aktuale e Maqedonisë me represione dhe dhunë sistematike shtetërore dita ditës po vështirëson pozitën e shqiptarëve në këtë shtet.

“Fatkeqësisht, sot shqiptarët në Maqedoni u shkelen të drejtat e tyre, janë objekt i keqtrajtimeve policore, të proceseve të montuara me karakter etnik, shfrytëzim i skajshëm ekonomik, gjë që padyshim ndikon jo vetëm në stabilitetin e Maqedonisë, por edhe të tërë rajonit”, theksoi Thaçi.

Ai ka shprehur brengosjen e tij të thellë lidhur me bllokimin e procesit të integrimit nga ana e qeverisë së Maqedonisë dhe veçmas mosgatishmëria e tyre për ç’bllokimin e këtyre proceseve integruese.

“Përderisa pjesa tjetër e shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, hapërojnë me hapa të sigurt drejt integrimeve evropiane, shqiptarët në Maqedoni janë jashtë këtyre proceseve, si pasojë e një politike jo konstruktive dhe mendjemadhe të kësaj qeverie aktuale”, deklaroi Thaçi, në një takim me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti.

Kryetari i PDSH-së siguroi ministrin e jashtëm se PDSH-ja çdo herë do të jetë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Maqedoni dhe se çdo herë do të angazhohet që edhe kjo pjesë e kombit shqiptar dhe në të edhe vetë Republika e Maqedonisë të integrohet në strukturat euro-atlantike.

“Rruga drejt këtyre proceseve nuk ka alternativë”, u shpreh Thaçi, gjë që do të kontribuonte mjaftë në stabilitetin jo vetëm të këtij shteti, por edhe të rajonit në përgjithësi. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *