Home / Lajme / Maqedoni / Tifozët sërb e kërkuan dhe e gjetën belanë në Shkup

Tifozët sërb e kërkuan dhe e gjetën belanë në Shkup

16 tetor-Një grup prej dhjetë huliganësh serb janë rrahuar të martën nga dhjetëra të rinj shqiptarë, në afërsi të Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Serbët, tifozë të kombëtares serbe të futbollit, që sonte pritet të ndeshet me kombëtaren e Maqedonisë, në orët e mesditës së martë ishin nisur drejt Çarshisë me qëllim që të provokojnë shqiptarët, ndërkohë që rrugës për në këtë pjesë, kishin filluar të bërtasin fyerje antishqiptare dhe anti-Kosovë.

Incidente në rrugët e Shkupit disa orë para fillimit të ndeshjes Maqedoni-Serbi. Disa tifozë nga Serbia që dje paralajmëruan se do të vijnë në Shkup që ti rrahin shqiptarët, sot pësuan më së rëndi. Pas këtij incidenti janë vërejtur dy tifozë të përgjakur, të cilët po mbaheshin në sheshin e Shkupit nga policia. Gjithçka filloi nga qendra tregtare Mavrovasja. Sipas dëshmitarëve, të cilët nuk deshën të flasin para kamerës sonë, dy huliganë kishin provokuar në çarshinë e Shkupit kalimtarë të rastit ndërsa kanë nxjerr edhe flamurin serb. Dëshmitarët thonë se ata kanë tentuar të rrahin një nxënës ndërsa gjithë këtë situatë e kishin vërejtur qytetarë të cilët kanë kaluar aty pranë dhe në tentim për ti ndaluar ka ardhur deri tek përleshja mes tyre. Pas këtij incidenti menjëherë është shtuar prezenca e forcave policore me uniformë dhe civilë të cilët po tentojnë të ruajnë rendin dhe qetësinë.Nga Ministria e brendshme konfirmojnë incidentit dhe sipas zëdhënësit Ivo Kotevski dy të rrahurit janë shtetas të Malit të Zi me inicialet M.M i lindur në vitin 1983 dhe S.Gj i lindur në vitin 1995, që të dy nga Podgorica. Kotevski tha se janë marrë në pyetje nga ana e policisë ku kanë deklaruar se në Shkup nuk kanë ardhur për ndeshjen e futbollit. Kotevski dënoi sulmin ndaj tyre duke i quajtur huliganë personat që rrahën shtetasit e Malit të Zi. Ndryshe, tifozët serb kanë ardhur në Shkup për të mbështetur Serbinë në ndeshjen e futbolli kundër Maqedonisë. Portali serb “Kurir”, dje kishte njoftuar se rreth 300 fansa të Partizanit dhe Cërvena Zvezdës të njohur për prishjen e rendit dhe nxitjen e incidenteve, me makinat e tyre personale do të vijnë në Shkup për të qëruar siç kanë thënë hesapet me shqiptarët. “Po përgatisim një surprizë të madhe për shqiptarët në Shkup që mirë të na mbajnë mend. Qëllimi është që ti gjejmë nëpër qytet dhe ti rrahim. Ne shkojmë atje në një regji private, dhe jo të organizuar, ashtu që mendojmë se pa problem do të jemi në Shkup”, kanë shkruar huliganët serb në rrjetet sociale. Marre nga Alsat-m

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *