Home / Sport / “Topi i Artë”, tre bavarezë në listë

“Topi i Artë”, tre bavarezë në listë

Bajern Mynih i ka paraprirë lajmërimit të FIFA-s për kandidatët e mundshëm të “Topit të Artë”, duke bërë publik faktin se në listën e madhe janë 3 futbollistë të kësaj skuadre. Bëhet fjalë për 3 lojtarë të njohur edhe në përfaqësuesen gjermane, duke filluar nga kapiteni Filip Lahm, për të vazhduar me portierin Manuel Nojer dhe për të vazhduar me sulmuesin Mario Gomez.

Të tre këta lojtarë janë në listën e madhe të FIFA-s si kandidatë për fitoren pasi kanë marrë vota nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve të futbollit në të gjithë botën, si dhe nga gazetarët e përzgjedhur nga “France Football”.

Një vit më parë, për skuadrën bavareze në garë ishin Bastian Shvajshtajger dhe Tomas Myler, por duket se këtë vit të dy mesfushorët nuk kanë merituar përfshirjen mes më të mirëve në botë.

Por Bajern ka bërë të ditur se nuk janë vetëm lojtarët ata që janë në garë për fitoren e trofeut, por edhe trajneri Jup Heinkes, i cili është në garë për t’u shpallur “Trajneri i Vitit 2012”, edhe pse faktikisht asi ka fituar vetëm një Superkupë me ekipin bavarez.

Lista e plotë me kandidatët që kanë marrë vota do të publikohet gjatë muajit dhjetor, ashtu si edhe 3 lojtarët që do të garojnë për të marrë trofeun, ku këtë vit pretendentë pritet të jenë Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe futbollistë nga kombëtarja e Spanjës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *