Home / Lajme / Maqedoni / Trotuar për nxënësit e Treboshit

Trotuar për nxënësit e Treboshit

Kjo iniciativë sipas arsimtarit të kësaj shkolle Zehedi Nazifi, rregullimi i trotuarit më së shumti është bërë për fëmijët e shkollës të cilët deri më tani kanë ardhur në shkollë nëpër rrugë duke u ekspozuar rreziqeve të ndryshme.

Me vetëiniciativë të familjes Elmazi në fshatin Trebosh të komunës së Zhelinës, është rregulluar një trotuar në gjatësi prej 500 metrave i cili do të shërbejë edhe për banorët por edhe për fëmijët që shkojnë në shkollë.

Kjo iniciativë sipas arsimtarit të kësaj shkolle Zehedi Nazifi, rregullimi i trotuarit më së shumti është bërë për fëmijët e shkollës të cilët deri më tani kanë ardhur në shkollë nëpër rrugë duke u ekspozuar rreziqeve të ndryshme.

“Qëllimi i këtij investimi është siguria e fëmijëve, nxënësve dhe kalimtarëve të tjerë, me qëllim që mos ti kanoset rrezik për jetë në komunikacionin rrugor, gjithashtu është shumë domethënëse edhe krijimi I një ambienti jetësor të pastër dhe të gjelbëruar.Ngelën si obligim për neve dhe gjeneratat e ardhëshme këto aktivitete të vazhdojnë q ëtë mirëmbajnë këto rrugë dhe trotuare”, tha Nazifi, në emër të bordity të ekologëve të shkollës Fan Stilian Noli në Trebish.

Trotuari me gjatësi rreth 500 metra ka kushtuar rreth 15 mijë euro ndërsa pritet që në të ardhmen kjo iniciativë të vazhdohet. Në shkollën e fshatit Trebosh mësimin e ndjekin 420 nxënës ndërsa fshati Trebosh gjithsej ka 3600 banorë. (U.H)
TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *