Home / Lajme / Maqedoni / Tryezë e rrumbullakët ‘Dhuna mbi fëmijët dhe midis tyre’

Tryezë e rrumbullakët ‘Dhuna mbi fëmijët dhe midis tyre’

26 tetor-Tryeza e rrumbullakët mbahet në kuadër të Projektit tuining për mbështetje të Ombudsmanit të Maqedonisë i financuar nga fondet parainkuadruese të Bashkimit Evropian (IPA), në të cilin partnerë janë Ombudsmani kombëtar spanjoll dhe Ndëmjetësuesi i Francës.

Avokati i Popullit të Republikës së Maqedonisë Ixhet Memeti, sot në BE Info qendrën në Shkup do ta hapë tryezën e rrumbullakët “Dhuna mbi fëmijët dhe midis tyre”.

Tryeza e rrumbullakët mbahet në kuadër të Projektit tuining për mbështetje të Ombudsmanit të Maqedonisë i financuar nga fondet parainkuadruese të Bashkimit Evropian (IPA), në të cilin partnerë janë Ombudsmani kombëtar spanjoll dhe Ndëmjetësuesi i Francës.

Për “Pikëpamjet e Avokatit të Popullit për dhunën mbi fëmijët dhe midis tyre” në takim do të flasë këshilltarja shtetërore Vaska Bajramovska Mustafa.

Në temën “Veprimi pas masave të Entit për veprimtari sociale lidhur me familjen dhe lloj tjetër të dhunës” do të flasë Snezhana Pejoviq Misevska psikologe nga Enti për veprimtari sociale, ndërsa përvojat nga ombudsmanët e Francës dhe Spanjës do t’i prezantojnë Zheraldin Lisondër dhe Marija tereza Sales.

Në tryezën e rrumbullakët është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të punës dhe Politikës Sociale, nga Shtëpia pa prindër dhe përkujdesje prindërore “11 Tetori” dhe nga Institucioni publik për përkujdesjen e fëmijëve me probleme edukativo-sociale

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *