Home / Sport / Udinese e fortë për Liverpoolin

Udinese e fortë për Liverpoolin

Liverpooli ia ka vështirësuar punët vetes në Europa League, pasi ka pësuar humbje para tifozëve të vet në Anfield nga skuadra italiane, Udinese, me rezultat 3-2.

Liverpooli e filloi mirë takimin. Ishte Jonjo Shelvey ai që shënoi golin e epërsisë që dhe i dha fund pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, ndryshuan gjërat. Antonio Di Natale barazoi rezultatin dhe Rodgers më pas inkuadroi lojtarë si Suarez dhe Gerrard përkundër startit në lojë me një formacion të cunguar.

Sidoqoftë, Udinesen në epërsi Udinesen e kaloi Sebastian Coates (70’) me një autogol, ndërsa Pasquale e dyfishoi epërsinë për 3-1 dhe rikthimin fenomenal të Udineses.

Luis Suarez e ktheu në lojë Liverpoolin me një gol (75’) për 3-2, por deri në fund The Reds nuk arritën të barazojnë.

Liverpooli pas dy ndeshjeve ka katër pikë në vendin e parë, bashkë me Udinesen që ka numër të njëjtë pikësh, ashtu sikurse dhe Anzhi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *