Home / Sport / United, bindës!

United, bindës!

Manchester United ka shënuar tre gola në shtëpi të Newcastle United dhe nuk ka pranuar asnjë, duke regjistruar fitore bindëse në javën e shtatë të Ligës Premier.

Në takimin e zhvilluar në Sports Direct Arena, skuadra vendase nuk luajti keq në fraksionin e parë, mirëpo pranoi dy gola.

Një harkim nga këndi të Robin van Persie e shfrytëzoi Jonny Evans, i cili shënoi me kokë golin e epërsisë për mysafirët (8’).

Portieri vendas Harper mbrojti gjuajtjen e lirë të Wayne Rooneyt, mirëpo nga korneri pasues, Patrice Evra e dyfishoi epërsinë e Djajve të Kuq (15’).

Në gjysmën e dytë, Unitedi luajti edhe më mirë, ndërsa arriti të shënojë vetëm një herë.

Tom Cleverley dërgoi një top në formë harkimi, i cili përfundoi në rrjet (71’).

Manchester United mban pozitën e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Manchester Cityn që gjendet një vend më poshtë, ndërsa është katër pikë prapa liderit Chelsea.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *