Home / Sport / United forcon kryesimin

United forcon kryesimin

Manchester United vazhdon të dominojë në Grupin H. Pas tri ndeshjesh, Djajtë e Kuq numërojnë tri fitore. Këtë herë, Braga ishte viktima e tyre që u mposht me rezultat 3-2.

Edhe pse u gjetën në disavntazh të dyfishtë pas golave të Alan (2 dhe 20’), vendasit arritën të kthehen dhe ta fitojnë ndeshjen.

Fillimisht Hernandez e ngushtoi epërsinë (25’) dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë, Evans e barazoi rezultatin (62’), ndërsa me golin e dytë personal, Hernandez i solli tri pikë të reja për Djajtë e Kuq (75’).

Takimi tjetër i këtij grupi ndërmjet Galatasarayt dhe CFR Cluj përfundoi me rezultat 1-1.

Pas tri xhirosh, Manchester United kryeson me nëntë pikë, ndërsa CFR Cluj ka katër pikë në vend të dytë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *