Home / Sport / United ia shkakton humbjen e parë liderit

United ia shkakton humbjen e parë liderit

Manchester United është fitues i kryendeshjes së xhiros së nëntë në Ligën Premier. Djajtë e Kuq kanë triumfuar përballë Chelseat në Stamford Bridge me rezultat 3-2.

Rezultati u zhbllokua në minutën e katërt të sfidës me një autogol të David Luiz, i cili ia dha epërsinë skuadrës mysafire.

Një dështim të mbrojtjes së Bluve e shfrytëzoi Antonio Valencia për ta gjetur Robin van Persien të pamarkuar, ndërsa holandezi e dyfishoi epërsinë e United (12’).

Me një gjuajtje të lirë të saktë, Juan Mata i ktheu në lojë vendasit pa përfunduar pjesa e parë (44’).

Nuk kaluan shumë minuta brenda gjysmës së dytë (53’) dhe Chelsea barazoi. Oscar pranoi një top nga Mata dhe krosoi te Ramires, ndërsa mesfushori brazilian e nivelizoi takimin.

Në vazhdim të takimit gjërat u përkeqësuan për Blutë. Branislav Ivanovic u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes në Young që shkonte drejt golit (63’), ndërsa menjëherë pas edhe Fernando Torres u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (68’).

Djajtë e shfrytëzuan epërsinë numerike në fushë për ta shënuar golin e fitores. Javier ‘Chicharito’ Hernandez ishte realizuesi (75’), ndërsa lojtarët vendas reaguan për një pozitë jashtë loje.

Kjo fitore e pozicionon Manchester Unitedin në vend të dytë me pikë të barabarta me rivalin lokal, Manchester City, që gjendet një vend më poshtë, ndërsa dy klubet nga Mançesteri e ndjekin Chelsean me një pikë diferencë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *