Home / Lajme / Maqedoni / Urim nga kryeministri Gruevski me rastin e Kurban Bajramit

Urim nga kryeministri Gruevski me rastin e Kurban Bajramit

24 tetor-“I respektuar kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, zotëri Reis Ul Ulema, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi. Më lejoni Juve personalisht, anëtarëve të Riasetit, dhe të gjithë besimtarëve nga religjioni mysliman në Republikën e Maqedonisë, në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, T’ua uroj festën e madhe – KURBAN BAJRAMIN.

Kryeministri Nikolla Gruevski me rastin e festës së Kurban Bajramit dërgoi urime deri te kryetari i Bashkësisë fetare islame në Republikën e Maqedonisë, reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi.

“I respektuar kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, zotëri Reis Ul Ulema, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi. Më lejoni Juve personalisht, anëtarëve të Riasetit, dhe të gjithë besimtarëve nga religjioni mysliman në Republikën e Maqedonisë, në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, T’ua uroj festën e madhe – KURBAN BAJRAMIN.

Si dhe çdo vit, ashtu edhe tani, festa le T’ju sjell fat të gjithë besimtarëve nga religjioni islam dhe le T’ju çon mendimi i mirë nëpër rrugën e duhur. Zoti le të dëgjojë dhe le T’ua plotësojë lutjet dhe dëshirat për botë të mbushur me vlera, drejtësi, dashuri dhe mëshirë. Humaniteti dhe toleranca dhe të gjitha karakteristikat e mira te njeriu le të jenë përditshmëria e juaj, ndërsa zemrat e juaja le të plotësohen me vlerat për bashkëjetesë, mirëkuptim dhe unitet në vendin tonë.

Shoqëria multireligjioze, respektimi i llojllojshmërive dhe qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta, të cilat i ndajmë si qytetarë të Republikës së Maqedonisë paraqesin përparësi e jonë kompaerative para botës. Në frymën e unitetit të gjithë ne qytetarët e Republikës së Maqedonisë, nga të gjitha religjionet dhe kombet, të vazhdojmë me reformat dhe modernizimin e vendit, me përpjekjet për sigurimin e zhvillimit ekonomik dhe përparimin e standardit të qytetarëve, kushteve për zhvilim të kulturës, arsimit dhe veprimtarive tjera shoqërore, dhe ndërtimin e Republikës së Maqedonisë të fuqishme dhe përparimtare, si pjesë e familjes evropiane dhe evroatlantike.

Edhe një herë, duke dërguar urime më të sinqerta, të gjithë besimtarëve të besimit islam Ju dëshiroj bekim, fat dhe ditë të bukura festive. Urime festën e madhe myslimane!”, thuhet në urimin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *