Home / Sport / USADA zbulon dosjen e dopingut të Armstrong

USADA zbulon dosjen e dopingut të Armstrong

Miti i Lens Armstrong u shkatërrua përfundimisht nga Agjencia Amerikane Antidoping (USADA), e cila ka treguar nëpërmjet fakteve se si shtatë herë fituesi i Turit të Francës ishte drejtuesi i “programit më të sofistikuar, profesionist dhe më të suksesshëm të dopingut që ka parë bota e sportit”.

Raporti prej 200 faqesh i USADA tregoi në detaje se si Armstrong rrethohej nga sportistë që përdornin substanca të palejuara dhe doktorë që përgatitnin kokteje dopuese, detyronte shokët e skuadrës të përdorin metodat e tij, frikësonte dëshmitarët, gënjente me vazhdimësi në hetime të ndryshme dhe shpesh ishte tërhequr nga gara kur mësonte se do të kryhej ndonjë test.

Jo më pak se 11 ish-shokë skuadre dëshmuan kundër tij, duke bërë që USADA të deklaronte se e gjithë karriera e Armstrong, nga viti 1998 deri në vitin 2005, ishte e njollosur nga dopingu.

Në raport deklarohet gjithashtu se objektivi i tij për fitoren e Turit të Francës, çoi në “varësi ndaj EPO, transfuzionit të testosteronit dhe gjakut, por sidomos rritje të pritshmërisë që edhe shokët e tij të skuadrës të përdornin në të njëjtën mënyrë doping për të mbështetur objektivat e tij”.

Raporti sugjeron se Armstrong pagoi më shumë se 1 milion dollarë në një llogari bankare të kontrolluar nga Mikele Ferrari, një trajner italian që është i lidhur vazhdimisht me dopingun dhe që është akuzuar për administrim të substancave të palejuara.

Mes çiklistëve që dëshmuan në këtë çështje janë Xhorxh Hinkapi dhe Majkëll Berri, njerëz të cilët kanë qenë shokë të ngushtë të çiklistit amerikan gjatë viteve të fundit dhe kanë qenë pjesë e skuadrave që kanë garuar me të. Pikërisht dëshmia e Hinkapi, atë që Armstrong e cilësoi si miku i tij më i ngushtë në gara, është ajo që dënon më shumë çiklistin amerikan. Në raportin e USAD shpjegohet se në vitin 2010, Armstrong u mundua të bindte Hinkapi të qëndronte në Evropë për të “shmangur apo shtyrë dëshminë e tij”, pasi asokohe amerikani ishte nën hetim.

Shumë prej çiklistëve kanë treguar me detaje se si nën urdhrat e Armstrong kanë marrë vazhdimisht testosteron dhe transfuzion gjaku të pasuruar me oksigjen. Ndërkohë, është mësuar se si Armstrong vazhdimisht ka qëndruar në kontakt me ish-shokët e skuadrës, duke i bindur në të gjitha mënyrat që të mos dëshmonin kundër tij.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *