Home / Sport / Vardari dorëzohet para Shkëndijës

Vardari dorëzohet para Shkëndijës

“Fitore e madhe në një ambient të jashtëzakonshëm. Falemenderoj të gjithë tifozët e pranishëm për atmosferën e krijuar dhe për mbështetjen e dhënë. Kjo fitore është për ta, pasi e merituam të gjithë së bashku. Shënova një gol që s’do e harroj kurrë, për më shumë pasi ndihmoi ekipin të dalë me tre pikë të mëdha nga ky derbi. Shpresoj të vazhdojmë me këtë rritëm”, deklaroi pas ndeshjes, heroi i takimit, Gjelbrim Taipi.

Derbi i madh i javës së 9-të në Ligën e Parë dhe ndoshta edhe i gjithë stinorit vjeshtor, ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit ka përfundur me fitore të ‘kuqezinjëve’ tetovarë, me rezultatin 2:1. Në një pasdite të mrekullueshme, Shkëndija ka ngrohur zemrat e mijra tifozëve të pranishëm të stadium, shumë të tjerëve që përmes mediave ndoqën këtë përballje dhe gjithë shqiptarëve anembanë, që si kurrë më parë, kishin shfaqur interes për të mësuar rrjedhën e këtij takimi. Rreth 9 000 spektatorë në stadium, dhe mijëra shqiptarë anembanë kanë qëndruar për dy orë në ankth, duke i’u gëzuar në fund fitores së simbolit të shqiptarëve të maqedonisë, por tani më simpatisë së shumë bashkëkombëasve edhe në Shqipëri, Kosovë, Preshevë, e shumë më gjërë. Shkëndija hapi ndeshjen e kujdesshme pas sulmeve agresive të Vardarit, ndërsa me shpejtësi mori kontrollin e lojës duke sjellë kanosjet e para, si paralajmërim i golit të epërsisë. Minuta e 21 solli delirium të madh tek vendasit, kur Taipi për mrekulli krijon hapsirë dhe tenton portën, Zahov mbron për një çast, mirëpo në afërsi gjendet Muzafer Ejupi që realizon për epërsi të Shkëndijës. Deri në fund të pjesës së parë Shkndija humbi të tjera raste për të shënuar, ndërsa dënimi për këtë arriti në fillim të pjesës së dytë, kur pas një starti të Cuculit, arbitri tregoi penalti për Vardarin. Stjepanoviq godet saktë dhe realizon për 1:1. Shumë shpejtë Vardari mundej të avansojë, kur Kostovski u gjet para portës së Shkëndijës, mirëpo Berisha sjell intervenim deçiziv, duke shpëtuar portën vendase. Në anën tjetër dy mundësi të dyshimta, kur së pari Rexhepi ndalet në zonë, ndërsa pak më vonë Vajs bllokon me duar tentimin e Pollozhanit, por që të dyja rastet nuk sanksionohen nga arbitrat. Mirëpo Shkëndija vazhdojë të luftojë për fitore dhe në minutën e 71 vjen shpërblimi, kur Gjelbrim Taipi depërton në krahë dhe sjell goditje të mrekullueshme për epërsi të Shkëndijës. Gol spektakular, ndoshta i rastësishëm pasi Taipi pretendoi të harkonte, por gjithsesi gol i vlefshëm ‘ar’, që solli gëzim të madh në tribuna. Pak më vonë Ejupi mundej të vulosë fatin e takimit, mirëpo goditi në portierin kundërshtar, ndërsa në çastet e fundit Alii nuk arrin të shënojë, pasi u shfaq jo egoist, duke assistuar drejt Ejupit. Në fund fitore e merituar e Shkëndijës, që merr tre pikë të mëdha dhe i ofrohet Vardarit në dy pikë në kreun e tabelës, duke shpalosur edhe një herë kandidaturën për titullin e kampionit. “Fitore e madhe në një ambient të jashtëzakonshëm. Falemenderoj të gjithë tifozët e pranishëm për atmosferën e krijuar dhe për mbështetjen e dhënë. Kjo fitore është për ta, pasi e merituam të gjithë së bashku. Shënova një gol që s’do e harroj kurrë, për më shumë pasi ndihmoi ekipin të dalë me tre pikë të mëdha nga ky derbi. Shpresoj të vazhdojmë me këtë rritëm”, deklaroi pas ndeshjes, heroi i takimit, Gjelbrim Taipi. Në ndeshjet tjera Metalurgu ka shkatëruar Renovën, duke e mundur 4:0. Çurlinov, Maznov dhe Dimovski shënuan tre gola në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Lamçevski vulosi fatin e takimit. Drita e Bogovinës kthehet me një pikë nga Manastiri, pas barazimit 1:1 me Pelisterin edhe pse bogovinasit pak ka munguar që të dalin me tre pikë nga ky duel. Nuhiu në pjesën e parë solli epërsi për Dritën, ndërsa vendasit një pikë shpëtuan me golin e Rutevskit. Sileksi dhe Horizont Turnova kanë barazuar 1:1, Bregallnica ka mundur 2:0 Teteksin, ndërsa Rabotniçki ka pësuar si vendas 0:1 nga Napredoku.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *