Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon dialogu postmonitorues midis Republikës së Maqedonisë dhe APKE-së

Vazhdon dialogu postmonitorues midis Republikës së Maqedonisë dhe APKE-së

31 tetor- Ai do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoksi, me kryeministrin Nikolla Gruevski, me zëvendëskryeministrat për Çështje Evropiane dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Teuta Arifi dhe Musa Xhaferi, si dhe me ministrat e Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë, Gordana Jankulloska dhe Blerim Bexheti.

Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Robert Valter, prej sot deri më 2 nëntor është për vizitë në Republikën e Maqedonisë në kuadër të dialogut post-monitorues të cilën e udhëheq APKE me vendin.

Ai do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoksi, me kryeministrin Nikolla Gruevski, me zëvendëskryeministrat për Çështje Evropiane dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Teuta Arifi dhe Musa Xhaferi, si dhe me ministrat e Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë, Gordana Jankulloska dhe Blerim Bexheti.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, Valter do të ketë takime edhe më përfaqësuesit e partive politike, autoritetet gjyqësore, bashkësinë ndërkombëtare, organizatat joqeveritare dhe mediat.

Në kuadër të vizitës së tij të tretë me radhë në Maqedoni pasi është emëruar si raportues i APKE-së, ai në veçanti do të interesohet për marrëdhëniet ndëretnike, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit, lustrimin, administratën publike dhe pavarësinë në gjyqësi dhe integrimet euroatlantike të vendit.

Robert Valter është shumë diskret për përmbajtjen e raportit të tij, por, sipas burimeve në Këshillin e Evropës, parlamentari britanik i grupit të Demokratëve evropianë pas vizitës së Maqedonisë ka konstatuar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk ka lejuar të arrihet progres në integrimin euroatlantik të vendit.

Marrëveshja e Ohrit është pika tjetër kyçe, e cila ndiqet me kujdes në APKE. Raportuesi, sipas informacioneve të Këshillit, vlerëson se është i nevojshëm raport publik për të gjithë atë që është zbatuar në marrëveshje dhe se nuk guxon të nënvlerësohen përmirësimet të cilat i solli, edhe krahas kritikave të cilat dëgjohen nga blloku opozitar shqiptar për progresin e arritur në zbatimin e Marrëveshjes.

Në monitorim është përfshirë edhe situata e romëve, dhe problemi aktual me azilantët e rremë, më pas në Strasburg në veçanti insiston të respektohet e drejta fundamentale sipas së cilës “çdo person ka të drejtë ta braktis vendin e vet”.

Në konstatimet fillestare të Valterit, të cilat duhet t’i plotësojë në këtë vizitë qëndron se “Republika e Maqedonisë ka treguar progres drejt plotësimit të obligimeve, por se ajo mbetet e ndarë në linja politike dhe etnike dhe se zbatimi i ligjeve mbetet problematik, për çka përgjegjësia qëndron mbi partitë në pushtet”. APKE këshillon përforcim të bashkëpunimit të Republikës së Maqedonisë me Këshillin e Evropës për ekspertizë, të cilën mund ta marrë nga organizata më e vjetër panevropiane në sferën e reformave të cilat janë në vijim.

Raporti i Robert Valter pritet të jetë i gatshëm në gjysmën e parë të vitit 2013, pas së cilës ai duhet të shqyrtohet dhe aprovohet në sesionin plenar. shk

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *