Home / Sport / Venus fiton turneun e 44 në karrierë

Venus fiton turneun e 44 në karrierë

Tenistja amerikane, Venus Williams, është fituese e turneut WTA në Luksemburg (Luxembourg Open).

Në finale, 32-vjeçarja ka regjistruar fitore prej 2-0 në sete (6-2 dhe 6-3) kundër rumunes Monica Niculescu, ndërsa sfida zgjati një orë e 23 minuta.

Pas këtij triumfi, motra e madhe Williams regjistron titullin e 44 në karrierë (dhe të parin që nga shkurti i vitit 2011).

Vetëm një teniste aktive ka më shumë tituj se Venus dhe ajo është motra e saj Serena, e cila ka 45 tituj, një më shumë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *