Home / Lajme / Maqedoni / Vetëvrasje në Bërvenicë

Vetëvrasje në Bërvenicë

“Në kuadër të hetimeve kanë marrë pjesë ekipe të SPB-së në Tetovë, gjykatësi hetues dhe prokurori publik ndërsa me urdhër të gjykatësit hetues trupi është dërguar për obduksion Në shtëpinë në Bërvenicë, është gjetur një thikë dhe një bluzë e gjakosur të cilët do të analizohen”, njoftoi Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Një person nga fshati Bërvenicë I Tetovës ka njoftuar policinë të hënën rreth orës 17 e 20 minuta se bëhet fjalë për vetëvrasje tek fqinjët e tij.
Policia pas kësaj mënjëherë ka dalur në vendngjarje dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për 25 vjeçarin R.Gj nga ky fshat.

“Trupi I pajetë I tij është gjetur në njërën nga dhomat e shtëpisë prej nga ku është marrë nga nëna e tij e cila e ka dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është konstatuar vdekja e tij.

Në trupin e 25 vjeçarit ka pasur një plagë të thellë e shkaktuar me send të fortë, me siguri me thikë, në anën e majtë të kraharorit e cila ka qenë vdekjeprurëse.

“Në kuadër të hetimeve kanë marrë pjesë ekipe të SPB-së në Tetovë, gjykatësi hetues dhe prokurori publik ndërsa me urdhër të gjykatësit hetues trupi është dërguar për obduksion Në shtëpinë në Bërvenicë, është gjetur një thikë dhe një bluzë e gjakosur të cilët do të analizohen”, njoftoi Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Policia punon në zbardhjen e të gjitha detajave që kanë të bëjnë me motivet rreth këtij rasti. Ky fshat që është në komunën e Bërvenicës dhe është me banorë shumicë maqedonas. (U.H)
Tv Koha

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *