Home / Lajme / Maqedoni / Veturat nuk joshin hajnat

Veturat nuk joshin hajnat

20 tetor-ë të kaluarën sipas statistikave të policisë, më atraktive për vjedhje kanë qenë veturat e tipit Golf. Për shkak të kësaj, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë edhe njëherë apelon tek pronarët e veturave që detyrimisht të mbyllin veturat, të mos i parkojnë në vende joadekuate dhe të vendosin sistem kualitativ të alarmit.

Vjedhja e veturave kohëve të fundit nuk është prioritet për vjedhësit. Gjithnjë e më pak vjedhje të veturave në rajonin e Gostivarit janë rregjistruar viteve të fundit kurse edhe në rastet kur të njejtat vidhen ata voziten derisa kanë karburante dhe më pastaj i lënë në rrugë. Sipas Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti, në rajonin më të gjërë të Gostivarit, gjithsej janë vjedhur 41 automjete .

Prej tyre 38 janë gjetur dhe janë kthyer tek pronarët e vërtetë, kurse ende nuk është gjetur një veturë dhe dy motoçikleta.

“Duke bërë krahasim me vitin e kaluar, para se gjithash është ulur numri i vjedhje të këtilla para se gjithash sa i përket veturave luksoze. Këtë vit, më shpesh janë vjedhur veturat “Jugo” të cilët kanë qenë të pambyllura ose drejtuesit e tyre i kanë harruar çelësat në derë. Në më shumë raste, kur nuk kanë pasur karburant, vjedhësit e kanë lënë veturën në rrugë, pa i dëmtuar ose vjedhur sende nga brendia e saj”, thonë nga Policia e Tetovës.

Në të kaluarën sipas statistikave të policisë, më atraktive për vjedhje kanë qenë veturat e tipit Golf.

Për shkak të kësaj, Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë edhe njëherë apelon tek pronarët e veturave që detyrimisht të mbyllin veturat, të mos i parkojnë në vende joadekuate dhe të vendosin sistem kualitativ të alarmit. Krahas kësaj, policia apelon që në vetura të mos lihen llap-top, celularë, çanta dhe sende tjera me vlerë, të cilët janë shumë joshëse për vjedhësit dhe janë shkaktarë për shumë plaçkitje të veturave. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *