Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE tërhoqi Ligjin për ‘branitellat’

VMRO-DPMNE tërhoqi Ligjin për ‘branitellat’

15 tetor-Deputeti i VMRO-DPMNE, Vele Georgievski deklaroi se deri nesër do të grumbullohen nënshkrimet për dorëzimin e tekstit të projekt – ligjit në procedurë të shkurtuar.

Deputetët e VMRO-DPMNE informuan sot se kanë hequr projekt – ligjin për përkujdesje institucionale për “branitellat” nga rendi i ditës në Komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale. Ndërsa, në të njejtën kohë ata kanë bërë parapërgaditjet për dorëzimin e këtij projekt – ligji përmes një procedure të shkurtuar.

Deputeti i VMRO-DPMNE, Vele Georgievski deklaroi se deri nesër do të grumbullohen nënshkrimet për dorëzimin e tekstit të projekt – ligjit në procedurë të shkurtuar.

“VMRO-DPMNE është parti serioze dhe atë që e premton e realizon”, deklaroi Georgievski, duke shtuar se do të kërkojnë kufizimin e fjalimeve të deputetëve dhe vetëm një deputet të mbajë njëherë fjalim. VMRO-DPMNE vlerëson se ligji nuk është antishqiptar dhe se në konflikt kanë marrë pjesë të gjitha komunitetet dhe në mesin e pjesëtarëve të sigurisë që janë vrarë ka pasur edhe shqiptarë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *