Home / Sport / Volejboll, nis sezoni i ri

Volejboll, nis sezoni i ri

Në kategori të femrave, skuadra e Shkëndijës në Tetovë është mundur me rezultatin 3:1 nga ekipi i Makedonijas, në një duel që tetovaret e hapën mirë, por që e mbyllën me disfatë.

Këtë fundjavë ka startuar sezoni i ri në volejboll në të dyja konkurencat. Në kategori të femrave, skuadra e Shkëndijës në Tetovë është mundur me rezultatin 3:1 nga ekipi i Makedonijas, në një duel që tetovaret e hapën mirë, por që e mbyllën me disfatë. Shkëndija hyri mirë në ndeshje, duke qenë vazhdimisht në epërsi dhe duke arritur që setin e parë ta fitojë me rezultatin 25:13. Pas epërsisë, mysafiret morën veten dhe nisën të dominojnë takimin, duke e fituar setin e dytë me rezultat 25:19, për barazim të rezultatit në 1:1. Makedonija avansoi 2:1 pas setiti të tretë të fituar me rezultat 25:22, ndërsa në setin e katërt mysafiret fituan 25:17, duke e mbyllur ndeshjen me fitore 3:1 . Në ndeshjet tjera Forca Volej mundi Rabotniçkin me rezultat 3:0, ndërsa Bami Kori fitoi 3:1 përballë Forshpedit. Ndërkohë në konkurencë të meshkujve, Strumica me rezultat maksimal 3:0 mundi Sushevën, ndërsa Sinalko me të njëjtin rezultat triumfoi përballë Mavisit. Derbi lokal ndërmjet Shkëndijës dhe Lirisë nuk është zhvilluar, pasi i njëjti është shtyrë për arsye të mos shlyerjes së disa borxheve nga ana e Shkëndijës. Ndërkohë që tetovarët kanë pastruar llogaritë, pritet që kjo përballje të zhvillohet në afat të shpejtë kohor.

Rezultatet:
(meshkujt)
Shkëndija-Liria (e shtyrë),
Strumica-Susheva 3:0,
Vardari-Kumanova 3:0,
Sinalko-Mavisi 3:0

(femrat)
Forca Volej-Rabotniçki 3:0,
Bami Kor-Fershped 3:1,
Shkëndija-Makedonija 1:3.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *