Home / Sport / Wenger: Sezoni i vërtetë fillon tash

Wenger: Sezoni i vërtetë fillon tash

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se sezoni i tyre fillon tash.

“Në tetor fillon momenti i të vërtetë për ekipin. Liga stabilizohet ca dhe Liga e Kampionëve kalon në momente vendimtare. Andaj sigurisht, është e rëndësishme të jesh vendimtar dhe bindës”.

“Caku gjithmonë është i njëjtë. Kur ju ktheheni (nga angazhimet ndërkombëtare), dëshironi shpejt të fokusoheni në qëllimet tuaja sërish dhe ta ktheni ekipin mentalisht në ndeshjen e radhës”.

“Besoj se ne do të punojmë dhe ekipi, pas paraqitjes së fundit ndaj West Ham, do të kërkojë të vazhdojë serinë e mirë dhe të fokusohet mirë”, ka thënë francezi për Arsenal Player.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *