Home / Sport / Wolfsburgu fiton pa Hasanin

Wolfsburgu fiton pa Hasanin

Duket se problem i Wolfsburgut ka qenë trajneri Felix Magath, për serinë e 7-të ndeshjeve pa fitore, që ekipin gjerman e dërguan në pozitën e fundit në renditje.

Dy ditë pas shkarkimit të tij, skuadra e Wolfsburgut ndërpret serinë negative, duke arritur të shënojë fitore bindëse 4:1 në transfertën me Fortuna Dyseldorfin. Nëse njeriu bazohet në këtë paraqitje dhe në takimet paraprake, fitohet bindja sikur futbollistët në ndeshet e kaluara kanë bojkotuar trajnerin Magath. Lorenc-Ganter Kestner me vetëm një seancë stërvitore, drejtoi ekipin në fitoren bindëse, e cila ekipin e largon nga pozita e fundit. Kestner mori drejtimin e Wolfsburgut përkohësisht, pasi deri tani udhëhiqte skuadrën U 19 të ekipit gjerman. Fitorja ndoshta është lajm pozitiv, por lajm i keq është fakti që Hasani kësaj rradhe nuk ishte fare në përbërjen e Wolfsburgut. Pasi debutoi në Bundesligë dhe së fundmi ishte edhe titular, ‘Buba’ kësaj rradhe lihet jashta formacionit nga Kestner, i cili vendosi që në këtë ndeshje të bazohet në futbollistët më me përvojë, pikërisht ata që dështonin ndeshjet e kaluara dhe që ishin në ‘sy të keq’ të tani më ish-trajnerit, Magath. Si do që të jetë, pritet që në ndeshjet e rradhës, Hasani të kthehet në formacion, pasi me paraqitjet e fundit te Wolfsburgu, por edhe të kombëtarja e Maqedonisë, konfirmoi se meriton të gjendet në teren, e jo në tribuna.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *