Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohet kanabis në Zhelinë

Zbulohet kanabis në Zhelinë

20 tetor-Zakonisht Kabanisi kultivohet në tokë ku ka të mbjellur misër për shkak të lartësisë dhe moszbulimit të së njejtës nga policia. Kështu, të martën efektivat e Policisë së Tetovës kanë zbuluar 85 trungje të panjohura për të cilët ajo dyshon se janë kanabis

Kohë pas kohe policia e Tetovës zbulon në rajone të ndryshme tokë të mbjellur me kanabis. Zakonisht Kabanisi kultivohet në tokë ku ka të mbjellur misër për shkak të lartësisë dhe moszbulimit të së njejtës nga policia. Kështu, të martën efektivat e Policisë së Tetovës kanë zbuluar 85 trungje të panjohura për të cilët ajo dyshon se janë kanabis.

Në një informatë të lëshuar për media Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, bëri të ditur se ka kryer kontrolle operative pas informacioneve paraprake se në atarrin e Zhelinës në vendin e quajtur “Uji i ftohtë” pronë e 62 vjeçarit (M.I) kultivohet “Kanabis Sativa .

“Në pjesën jugore të arrës dhe në brendinë e saj të mbjellur me misër, janë gjetur, shkulur dhe marrë për hetime 85 trungje të bimës së panjohur, me siguri kanabis, të cilët janë të larta më shumë se dy metra”, njofton policia e Tetovës. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *