Home / Lajme / Maqedoni / Zgjate Dorën” viziton familjen e Jasharajve

Zgjate Dorën” viziton familjen e Jasharajve

9 tetor- Ndërkohë që me qëllimin e kësaj organizate dhe misionin e zgjidhjes së ngëtarrësave, kanë folur profesor Musa Limani dhe kryetari i shoqatës Nexhat Bexheti. Ata kanë theksuar nevojën e inkuadrimit të Rifat Jasharit në këtë mision i cili ka për qëllim pajtimin e familjeve që janë në hasmëri por edhe ngatwrresave tjera.

Organizata civile për pajtime dhe bashkëjetesë “Zgjate Dorën” tashmë ka filluar me realizimin e programës së saj. Kësisoji, një delegacion i kësaj shoqate ka qëndruar për vizitë në Prekaz të Drenicës ku janë pritur nga Rifat Jashari.

Fillimisht ky delegacion ka bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve ku janë vendosur kurora me lule mbi varrin e komandantit legjendar Adem Jashari dhe pjesëtarëve të tjerë të kësaj familje.

Pas homazheve në kompleksin memorial të familjes së Jasharajve, delegacioni nga Tetova është njoftuar për së afërmi me historinë e qëndresës së kësaj familje nga ciceroni në shtëpitë të cilët dikur rrezistuan 72 orë me armë në dorë, i vogël e i madh për të mbrojtur shtwpinw e tyre.

Në këto shtëpi të cilët tashmë janë shndëruar në muze kombëtar, vizitorë të shumtë ndalojnë për çdo ditë, ndërsa delegacioni i shoqatës “Zgjate Dorën” pati rastin që për së afërmi të dëgjojë historinë e kësaj familje dhe luftën heroike të tyre e cila më pastaj u shëndërua në luftë gjithkombëtare për çlirimin e Kosovës. Delegacioni nga Tetova pas vizitës së shtëpiveështë pritur edhe nga ana e Rifat Jashari, vëllaut të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Në bisedë e sipër Rifat Jashari, ka folur për zhvillimet aktuale kombëtare duke ftuar të gjithë për një unitet dhe bashkëpunim më të madh ndërshqiptarë. Nga ana e tij, ai, ka bekuar iniciativën e shoqatës “Zgjate Dorën”, misioni i së cilës është pajtimi dhe zgjidhja e ngatërresave ndërshqiptare. Rifat Jashari, i ka dhënë mbështetje kësaj iniciative duke nënvizuar nevojën se populli ka nevojë për pajtesë e jo për ngatërresa.

Ndërkohë që me qëllimin e kësaj organizate dhe misionin e zgjidhjes së ngëtarrësave, kanë folur profesor Musa Limani dhe kryetari i shoqatës Nexhat Bexheti. Ata kanë theksuar nevojën e inkuadrimit të Rifat Jasharit në këtë mision i cili ka për qëllim pajtimin e familjeve që janë në hasmëri por edhe ngatwrresave tjera.

Profesor Musa Limani, poashtu nënvizoi se në të kaluarën si pjesëmarrës aktiv në pajtimin e gjaqeve në Kosovë dhe më gjërë, ky apsekt në atë kohë ka luajtur një rol të rëndësishëm për ngritjen e vetëdijes kombëtare. Në shenjë respekti dhe mirënjohje për sakrificën e familjes së Jasharajve, delegacioni i shoqatës “Zgjate Dorën”, i ka dhuaruar një pllaketë Rifat Jasharit dhe flamurin e shoqatës.

Ndryshe, shoqata “Zgjate Dorën” tashmë shënon gjashtëmujorin e themelimit të saj ndërsa selia e saj është në Tetovë. Në këtë drejtim kjo shoqatë ka paralajmëruar edhe vizita të tjera dhe aktivitete që kanë të bëjnë me ngatërresat dhe mosmarrëveshjet në shumë aspekte.

Urim Hasipi

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *