Home / Sport / Zhoze Murinjo dhe “muri i gabimeve”

Zhoze Murinjo dhe “muri i gabimeve”

Sa herë që Reali luan një ndeshje, një apo dy ditë më pas, lojtarët e kësaj skuadre përballen me “murin e gabimeve”. Sapo hyjnë në dhomat e zhveshjeve, ato përballen me pamje të ndeshjes, momente kur ekipi ka pësuar gol apo kur një lëvizje thjesht nuk i ka pëlqyer trajnerit. Të gjitha janë të varura në mure.

Zhoze Murinjo var në mur një sekuencë pamjesh televizive, për të ekzaminuar me saktësi se është bërë lëvizja e gabuar apo kur markimi i një lojtari nuk është bërë në mënyrën e duhur. Gjithçka bëhet me qëllim që lojtari në fjalë të korrigjojë këtë gabim duke e ngulitur mirë në mendje, pasi “The Special One” nuk kënaqet me pak.

Trajnerë të tjerë preferojnë që të zhvillojnë seanca të mirëfillta studimi të videove duke shpjeguar gjërat. Por Murinjo mendon se “muri i gabimeve” është më efektiv pasi lojtari sheh gjatë gjithë ditës gabimin e tij bashkë me shënimet përkatëse dhe në këtë mënyrë, për të evituar që të shohë veten përsëri aty, bën të pamundurën për të mos përsëritur gjërat.

Në rastet e ndeshjeve me Valencian dhe Getafen, lojtarët kanë treguar për mediat spanjolle se “muri i gabimeve” ka qenë i mbushur plot me foto të tilla, ku gjendej thuajse çdo futbollist, nga i pari tek i fundit.

Kjo është arsyeja pe Murinjo preferon të mos flasë pas ndeshjeve me lojtarët, por ta bëjë një ditë më vonë, pasi të ketë varur në mur gabimet e tyre, në mënyrë që edhe ata të mos kenë kundërshtime ndaj sugjerimeve të trajnerit, që vazhdon të punojë me idenë e tij të perfeksionit absolut.

Përveç “murit të gabimeve” ekziston edhe blloku i famshëm ku ai shënon minutën ekzakte të çdo gabimi, për t’i dhënë secilit lojtar “dëftesën” e tij pas çdo ndeshje, me sugjerimet përkatëse se si duhet modifikuar veprimi në momente të ndryshme të ndeshjes. Më pak fjalë, për Murinjon, asgjë nuk është rastësore, fitorja ka gjithmonë një kuptim.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *