Home / Lajme / Maqedoni / Zijadin Sela kandidat i PDSH-së për Strugën

Zijadin Sela kandidat i PDSH-së për Strugën

13 tetor- Si kandidat i mundshëm për kryetar të komunës së Strugës u zgjodh deputeti aktual nga rajoni i Strugës Zijadin Sela ndërsa si bartës i listës për këshilltar u zgjodh kryetari i degës së PDSH-së Lavdrim Elmazi.

Sot në Strugë u bë promovimi i kandidatëve të PDSH-së për listën e këshilltarëve komunalë dhe kandidatit për kryetar të mundshëm të komunës së Strugës. Në promovim mori pjesë edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaci.

Si kandidat i mundshëm për kryetar të komunës së Strugës u zgjodh deputeti aktual nga rajoni i Strugës Zijadin Sela ndërsa si bartës i listës për këshilltar u zgjodh kryetari i degës së PDSH-së Lavdrim Elmazi.

Në rast së fitores eventuale të Zijadin Selës në Strugë vendin e tij si deputet në kuvendin e Maqedonise të marrë Bekim Qoku nga Ohri i cili ka qenë i dyti në listën e PDSH-së në njësinë zgjedhore numër 5. (Shipmedia)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *