Home / Lajme / Maqedoni / Zvogëlohet vëllimi i shkëmbimit tregtar mes Maqedonisë dhe Kosovës

Zvogëlohet vëllimi i shkëmbimit tregtar mes Maqedonisë dhe Kosovës

2 tetor-“Bashkëpunimin ekonomik e shoh si çelës të suksesit për afrimin e të dy shteteve dhe pikërisht me bashkëpunimin tonë ta rrisim edhe atraktivitetin edhe të shteteve dhe investuesve të tjerë. Ka disa probleme, por ato janë të vogla edhe janë me karakter kalimtar edhe pikërisht takimi i sotëm eshtë në drejtim të eliminimit të të gjitha barrierave”, tha Gërxhaliu.

Vëllimi i shkëmbimit tregtar mes Maqedonisë dhe Kosovës në gjashtë muajt e parë të këtij viti është zvogëluar për 18,6 për qind. Pikërisht analiza e shkaqeve që kanë sjellë rënie ishin tema e takimit të sotëm mes përfaqësuesve të odave ekonomike të Maqedonisë dhe të Kosovës që u mbajt në Odën ekonomike të Maqedonisë.

“Statistika ka treguar se në gjysmën e parë të vitit 2012 shkëmbimi është zvogëluar për 18,6 për qind. Ka rënie për nga rreth tre milionë dollarë të eksportit nga Maqedonia drejt Kosovës të produkteve bujqësore-ushqimore, duhanit, jometaleve dhe metalurgjisë së zezë dhe të ngjyrosur, ndërsa rënie më të madhe vërehet në pjesën e eksportit të naftës nga rafineria OKTA”, tha kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski në konferencën e sotme për shtyp.

Në mbledhjen e sotme i kanë analizuar shkaqet dhe konkluzionet se rënia më shumë i përket krizës ekonomike, por edhe hapjes së autostradës nga Kosova drejt Shqipërisë, me çka porti i Durrësit u bë më atraktiv për kompanitë kosovare, të cilat më parë e shfrytëzonin portin e Selanikut.

“Ndikim me siguri ka edhe mosrealizimi i infrastruktures hekurudhore dhe rrugore, në të cilën insistojmë. Nga pala kosovare ka paralajmërim se deri në fund të vitit do të fillojë ndërtimi i autostradës nga Prishtina deri në kufirin e Maqedonisë, ndërsa nga kryeministri Gruevski kemi marrë bindje se vitin e ardhshëm aksi rrugor deri te kufiri kosovar nga ana e Maqedonisë do të jepet nën koncesion”, tha Azeski.

Në të ardhmen, theksoi do të insistojmë edhe në ndërtimin e largpërçuesit mes Maqedonisë dhe Kosovës, gazifikimin dhe shfrytëzimin e kredive evropiane në projekte të përbashkëta rajonale, ndërsa do të vazhdojnë edhe mbledhjet e rregullta mes biznesmenëve të dy vendeve për gjetjen e zgjidhjes së problemeve.

Kryetari i Odës ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu theksoi se qëllimi i takimit të sotëm është që të gjendet kompromis edhe ide të përbashkëta që të avancohet bashkëpunimi midis dy vendeve.

“Bashkëpunimin ekonomik e shoh si çelës të suksesit për afrimin e të dy shteteve dhe pikërisht me bashkëpunimin tonë ta rrisim edhe atraktivitetin edhe të shteteve dhe investuesve të tjerë. Ka disa probleme, por ato janë të vogla edhe janë me karakter kalimtar edhe pikërisht takimi i sotëm eshtë në drejtim të eliminimit të të gjitha barrierave”, tha Gërxhaliu.

Infrastruktura, theksoi, sigurisht është një nga arsyet kryesore për rënien e shitjes të mallit të Maqedonisë në Kosovë, ndërsa ndikim ka edhe ndërtimi I autostradës kundrejt Shqipërisë.

“Prandaj duhet që të kryejmë presion te autoritete e të dy vendeve që të orintohen kundrejt ndërtimit dhe modernizimit të rrugëve aktuale dhe të investohet në ndërtim të autostradave të reja siç është planifikuar”, tha Gërxhaliu.

Së shpejti, do të ketë marrëveshje të re për sigurimin e investimeve midis dy shteteve që do të kontribuojë për të njëjtin trajtim të kompanive nga të dy vendet gjatë kryerjes së punëve publike

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *