Home / Sport / 10-she për ‘Ballistët’

10-she për ‘Ballistët’

“EDHE PSE FITORJA ISHTE TEPËR E RËNDËSISHME, KUR TË GJITHË E DIJMË SE LUFTOJMË PËR TITULL !POR TANI, FATI NA KTHEU SHPINËN DHE NUK GJETËM ASPAK FORCË PËR TA MPOSHTUR KUNDËRSHTARIN ! SI DO QË TË JETË, NE JEMI PRANË SHKËNDIJËS DHE GJITHMONË DO TI MBËSHTESIM VETËM KUQEZINJTË !”, thuhet në faqen zyrtare të Facebook-ut të ‘Ballistëve’, deri sa të shumtë janë ata që mbështesin ekipin dhe nuk shajnë futbollistët.

Humbja e Shkëndijës me Horizontin ka qenë ndoshta momenti më i përshtatshëm, që grupi i tifozëve ‘Ballistët’ të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë dhe të padiskutueshme. ‘Ballistët’ e duan Shkëndijën, janë të gatshëm për gjithçka në mbrojtje të ekipit të tyre, por ata e kuptojnë futbollin dhe mbi të gjitha janë njerëz të civilizuar. Të dielën 90-të minuta nuk pushoi zëri i ‘Ballistëve’ në tribunën ‘Marshin Beqiri’, u nderua me një minutë heshtje pesë vjetori i vdekjes së dëshmorit Visar Sinanit, ndërsa në fund disfata u pranua ashtu si u ka hije sportistëve të vërtetë. “EDHE PSE FITORJA ISHTE TEPËR E RËNDËSISHME, KUR TË GJITHË E DIJMË SE LUFTOJMË PËR TITULL !POR TANI, FATI NA KTHEU SHPINËN DHE NUK GJETËM ASPAK FORCË PËR TA MPOSHTUR KUNDËRSHTARIN ! SI DO QË TË JETË, NE JEMI PRANË SHKËNDIJËS DHE GJITHMONË DO TI MBËSHTESIM VETËM KUQEZINJTË !”, thuhet në faqen zyrtare të Facebook-ut të ‘Ballistëve’, deri sa të shumtë janë ata që mbështesin ekipin dhe nuk shajnë futbollistët. Normal, ka edhe të tillë që ofendojnë dhe shajnë, por ku do në botë ka persona që futbollin e shikojnë përmes emocioneve, e jo përmes realitetit. Prandaj i lëmë anash këto që ofendojnë dhe publikisht një ‘bravo’ të madhe për ‘Ballistët’ dhe pjesën tjetër të publikut tetovar.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *