Home / Lajme / Maqedoni / 1026 Amendamente për buxhetin e vitit 2013

1026 Amendamente për buxhetin e vitit 2013

Në Parlamentin e Maqedonisë ka nisur debati për projekt – buxhetin për vitin 2013, me një numër rekord amendamentesh.

Komisioni për financa dhe buxhet ka nisur debatin për të shqyrtuar dhe kaluar projekt – buxhetin 2013. Partitë e maxhorancës kanë shprehur shqetësime për mundësinë e prolongimit të debateve për buxhetin, pasi që opozita ka paraqitur numër rekord të amendamenteve, edhe ate 1026 amendamente. Nga ky numër amendamentesh, 528 janë paraqitur nga LSDM dhe 460 nga Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) dhe deputeti i saj Izet Zeqiri.

Projekt – buxheti për vitin 2013 ka një vlerë prej 2,7 miliardë euro. Në Propozim-ligj të ardhurat e përgjithshme janë parashikuar në 2,7 miliardë euro, ndërsa të dalurat e përgjithshme në 2,5 miliardë euro, me atë që deficiti buxhetor është projektuar në 3,5 për qind nga Bruto prodhimi vendor. Buxheti për vitin 2013 është projektuar në parashikim në 2 për qind rritje të BPV-së, inflacion prej 3,5 përqindëve dhe bruto investim prej 6 përqindëve. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *