Home / Lajme / Rajon / 3 ligjet, Berisha: Rama ose është hipokrit ose i papjekur

3 ligjet, Berisha: Rama ose është hipokrit ose i papjekur

Ethet e zgjedhjeve të vitit 2013 duket se kanë nisur zyrtarisht.

Tiranë, 18 Nëntor – Kryeministri i vendit Sali Berisha, gjatë fjalimit të gjatë mbajtur paraditen e sotme në ceremoninë e inaugurimit të digës së Liqenit të Farkës, premtoi një infrastrukturë rrugore dhe arsimore të standardeve moderne, ndërkohë që bërë një rezyme të arritjeve gjatë qeverisjes së mazhorancës.

Shefi i qeverisë ka shfrytëzuar edhe këtë rast për ti bërë apel kreut të opozitës për të votuar 3 ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian, si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat ne BE, shkruan “Ballkanweb”.

“Ky 100 vjetor është apel që të bashkohemi dhe të punojmë sëbashku në interes më të mirë të së ardhmes së shqiptarëve. Kundërshtirat janë të zakonshme në sistemin pluralist, por kurrë nuk duhet të bajnë pengesë për të realizuar qëllime të përbashkëta. Nëse na u deshëm 100 vjet për të materializuar pavarësinë, tani kemi shanse të bëjmë realitet ëndrrën e rilindësve tanë. Sot kemi në dorë të shtrojmë në realitet ëndrrën evropiane. Edhe njëherë ftoj zotin Rama të votojmë 3 ligjet që kërkon Brukseli, që kanë muaj që presin në Parlament. Unë në mënyrë më të sinqertë dua ti them se është gabim fatal të rrahësh gjoksin se mund të bllokosh, kjo nuk është ajo që presin nga ti qytetarët e këtij vendi”,- deklaroi Berisha.

Duke iu rikthyer Qarkut të Fierit, i cili është kthyer në “mollë sherri” për palët, Berisha se kërkesa për shtyerjen e vendimit as datës 22 nëntor bëhet me qëllim bllokimin e statusit së Shqipërisë në 100 vjetorin e pavarësisë.

“Shqiparët kudo që janë pavarëisht bindjeve partiake dhe vendi ku ndodhet, nuk arrijnë të kuptojnë pse partia kryesore opozitare rezufon të votojë 3 ligjet që kërkohen në mënyrë të drejtëpërndrejtë nga Komsoni Evropian. Cdo vonim i tyre i bën të mendojnë se këto njerëz janë hipokrit dhe nuk e duan integrimin, ose janë të papjekur. E ftoj të ulemi në cdo kohë nëse është problemi për të debatuar tre ligjet. Cdo orë që shkon ësshtë një orë shumë e cmuar. Në natyrën time jam optimist, por kur shoh se pasi kanë shkuar në gjykatë, shtyjnë gjykimin dhe kërkohet të bëhet pas datës 22 Nëntor dhe kur gjykatësit u tërhoqën nga gjykimi kjo fakton se këtu qëndron një akt që synohet tu bllokohet shqiptarëve në 100 vjetorin e pavarësisë së tyre marrja e statusit. Le të jem un i gabuar dhe e ftoj që të ulemi në cdo kohë për tre ligjet të bëjmë cdo përmirësim që ju doni dhe nuk kemi asnjë kundërshtim në mënyrë që ëndrra e shqiptarëve të marrë një ralizim të ri.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *