Home / Lajme / Maqedoni / ABNA-EJL: Të respektohet e drejta autoriale e lajmit

ABNA-EJL: Të respektohet e drejta autoriale e lajmit

2 nëntor-Sipas Evelina Andreeva nga Agjencia bullgare e lajmeve BTA, për ballafaqim me shfrytëzimin olegal të prodhimeve të agjencive ekzistojnë dy opsione. Njëra është me rritje të madhësisë së prodhimit të lajmeve dhe të llojeve të tjera të prodhimeve gazetareske dhe mënyra e dytë të ofrohet pakoja themelore e lajmeve falas. Në këtë mënyrë, thotë, mediat dhe portalet do të munden edhe ta citojnë agjencinë e lajmeve.

SHKUP-(MIA)-E drejta autoriale dhe botuese duhet të respektohet. Lajmi është krijim intelektual dhe nuk është njësoj nëse ndërmerret pa e përmendur autorin. Këtë e vlerësuan pjesëmarrësit në tribunën e sotme “Mbrojtja e të drejtave autoriale dhe botuese të lajmeve dhe kontributeve tjera të agjencive kombëtare të lajmeve”, që e organizon MIA në kuadër të Asamblesë Parlamentare të ABNA-EJL.

“E drejta përpiqet ta rregullojë situatën, por nuk mundet ta ndjek zhvillimin e shpejtë të teknologjive, madje edhe në këtë sferë, ndërsa në ekspanzion janë edhe rrjetet sociale dhe ueb-portalet”, thekoi në tribunë profesoresha nga Fakulteti Juridik në Shkup Jadranka Daboviq Anastasovska në të cilën marrin pjesë drejtorë dhe kryeredaktorë të agjencive të lajmeve nga Ballkani, profesorë universitarë, ekspertë dhe përfaqësues të mediave.

Ajo theksoi se në vitin 2001, 95 për qind e lajmeve kanë qenë në form të shtypur, ndërsa vetëm pesë për qind në elektronike. Sot situata është tërësisht e ndryshuar dhe raporti është 75 për qind e lajmeve publikohen përmes teknologjisë digjitale, ndërsa 25 për qind në formë të shtypur.

“Zgjidhja në Ligjin tonë thotë se lajmet e shkurtëra dhe informatat nuk janë vepër autoriale, që do të thotë se nuk u nënshtrohen mbrojtjes së të drejtë autoriale”, tha Daboviq. Megjithatë, siç konkludoi, kur shfrytëzojmë diçka të huaj duhet të citohet dhe përmendet burimi. Konsideron se vetërregullimi, kodekset etike dhe respektimi midis kolegëve jep efekt shumë më të madh nga çfarëdo lloj sanksioni ose dënimi.

Profesori Valentin Pepelugovski nga Universiteti FON vërejti se një prej çështjeve kryesore është se vallë mund të ketë monopol mbi informatën, gjegjësisht çka është shkelje e të drejtës autoriale të lajmit. Theksoi se për dallim nga SHBA-ja dhe Evropa Perëndimore mbrojtja e të drejtës autoriale në EJL nuk është rregulluar në mënyrën më adekuate.

“Nuk është e mundur të ketë të drejtë autoriale mbi faktet, por nuk guxon të ndërmerret qasja kreative në krijimin e tyre. Ajo që nuk shkruan se është e ndaluar, nuk do të thotë se është e lejuar”, tha, prof.Pepelugoski.

Sipas drejtoreshës së përgjithshme të agjencisë së lajmeve kombëtare serbe Tanjug Branka Cukiq, problemi nuk është në rregullimin ligjor, por në ndjekjen se nëse, kush dhe ku ilegalisht i shfrytëzon prodhimet e agjencive. Theksoi shembuj të agjencive të mëdha botërore siç është AP e cila në mënyrë softuerike e zgjidh problemin përmes autorizimit të shfrytëzimit të prodhimeve të veta, gjegjësisht në futjen e kodit i cili ndihmon për ndjekjen e prodhimit të tyre.

Nafisa Latiq, PR dhe market-menaxhere e agjencisë së lajmeve kombëtare turke Anadolia, tha se ligjet në Turqi e rregullojnë këtë sferë dhe çdo shfrytëzim ilegal i lajmeve dhe prodhimeve tjera të agjencive trajtohet si vepër penale. Kjo, siç theksoi, ka sjellë deri në ulje të shfrytëzimir ilegal të lajmeve të tyre në Turqi prej 70 për qind.

Në agjencinë kroate të lajmeve HINA problemi me mosautorizimin e shfrytëzimit të lajmeve të tyre tani për tani e zgjidhin me mbrojtjen e bazës së tyre të prodhimeve e cila ofrohet për shitje, por, thotë Andreja Kosec, edhe në këtë pjesë nuk janë shumë të suksesshëm në pagesën e prodhimit gazetaresk.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA ka sjellë monitorim personal, softuer përmes të cilit i ndjekin lajmet e tyre dhe sajtet dhe mediat në të cilat ilegalisht paraqiten. Në qoftë se konfirmohet një gjë e tillë i njoftojnë se për ta më e pagueshme financiarisht të parapaguhen në servisin e tyre se sa të angazhojnë gazetarë të tyre ose të ballafaqohen me pasoja eventuale juridike. Në këtë mënyrë, thotë Sofija Papadopulu, redaktore në këtë agjenci, me sukses kanë zgjidhur 40 për qind të rasteve të konfirmuara të shfrytëzimiz ilegal të prodhimeve të tyre.

Sipas Evelina Andreeva nga Agjencia bullgare e lajmeve BTA, për ballafaqim me shfrytëzimin olegal të prodhimeve të agjencive ekzistojnë dy opsione. Njëra është me rritje të madhësisë së prodhimit të lajmeve dhe të llojeve të tjera të prodhimeve gazetareske dhe mënyra e dytë të ofrohet pakoja themelore e lajmeve falas. Në këtë mënyrë, thotë, mediat dhe portalet do të munden edhe ta citojnë agjencinë e lajmeve.

Në fund të debatit pjesëmarrësit miratuan konkluzion në të cilat anëtaret e ABNA-së konstatojnë gjendje brengosëse dhe trende në shkeljen e të drejtave autoriale dhe botuese, të lajmeve dhe prodhimeve tjera gazetareske në shtetet e tyre.

Anëtaret e ABNA-së dërgojnë apel deri te mediat, internet-portalet dhe individët që të sillen me përgjegjësi dhe të ndalen me praktikën e keqpërdorimit dhe shkeljes së të drejtave autoriale dhe botuese tl produkteve nga agjencitë e lajmeve. Agjencitë kombëtare të lajmeve nga Ballkani apelojnë edhe deri te shërbimet kompetente dhe qeveritë në shtetet e EJL-së ta rregullojnë çështjen për mbrojtje efikase të së drejtave autoriale dhe botuese. Nga instancat gjyqësore dhe të tjera juridike në shtetet në rajon kërkohet t’u japin rëndësi proceseve të cilave u dedikohen mbrojtjes së pronësisë intelektuale, të drejtave autoriale dhe botuese dhe në mënyrë efikase t’i kryejnë në afat të pranueshëm, thuhet në konkluzionet e miratuara në tribunën që u mbajt në Qendrën edukative M6 bë Shkup në kuadër të Asamblesë Parlamentare të ABNA-EJL, nikoqir i së cilës është Agjencia Informative e Maqedonisë – MIA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *