Home / Lajme / Rajon / Agimi i Artë: Maqedonia shtet i falsifikuar i cigano – shkupjanëve

Agimi i Artë: Maqedonia shtet i falsifikuar i cigano – shkupjanëve

Deputeti i Partisë fashiste greke “Agimi i Artë” ka akuzuar se nuk do të ketë maqedonas me hyrjen e tyre në Qeveri dhe se ky popull do ti mbetet së kaluarës.

Athinë, 27 Nëntor – “Dhe ta dijnë se ky shtet i falsifikuar i ciganëve shkupjan shumë shpejt do ti takoj së kaluarës. Dhe nëse kjo nuk do të ndodhë me lëvizjet brenda këtij vendi, kjo do të ndodhë sigurisht me rritjen e rejtingut të Agimit të Artë, e cila së shpejti do të jetë në Qeveri”, ka theksuar deputeti grek Ilijas Panajotaros. Ai këtë debat të ashpër e ka bërë me ministrin e jashtëm grek Cipras, i cili kishte emërtuar Maqedoninë si FYROM dhe jo si Shkupi, sipas kërkesës së “Agimit të Artë”.

Reagimi i deputetit fashist grek ka nxitur reagimin e ashpër të mediave dhe disa organizatave maqedonase në Shkup. (INA)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *