Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti jo koalicionit me PDSH-në

Ahmeti jo koalicionit me PDSH-në

5 nëntor-Lidhur me votimin e mërgatës në zgjedhjet parlamentare, Ahmeti ka konstatuar se mërgimtarët shqiptarë nuk e kanë marrë seriozisht procesin zgjedhor të vitit të kaluar, ndonëse një pjesë të fajit ia lë edhe partisë për mosangazhimin e duhur.

Kryetari Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka mohuar mundësinë e një koalicioni me PDSH-në e Menduh Thaçit për zgjedhjet e ardhshme lokale 2013.

Deklarata e Ahmetit ka ardhur në një intervistë për portalin “Albinfo.ch”, ku është se BDI do të garojë e vetme në zgjedhje lokale, ndërsa bën thirrje për bashkimin e votës shqiptare atje ku shqiptarët janë pakicë.

“Gjithsesi do të dalim vetë në zgjedhje. E mira është që në ato vende ku shqiptarët janë pakicë, të bashkohet vota e tyre që të bëhen të rëndësishëm, si në Manastir, Krushevë dhe Veles. Të përçarë andej janë të parëndësishëm. Do të thotë, ose fitojnë një këshilltar, ose nuk fitojnë asnjë. Por, nëse janë bashkë mund të kenë nga 3 dhe 4 këshilltarë. Kemi pasur 3 këshilltarë në Ohër, tani nuk kemi asnjë, ngase është copëtuar vota e shqiptarëve dhe u bën të parëndësishëm. Duhet të bëhemi realistë, ne shqiptarëve nuk na duhen më shumë parti. Dikush do të thotë se ky ka parti dhe do vetëm partia e tij të jetë. Mirëpo le të vlerësojnë qytetarët, dhe jo tani çdokujt t’i kujtohet e të bëjë një parti politike, ngase me 1 mijë vota të familjes secili mund të krijojë një parti, por dëmi është më i madh që i shkaktohet shqiptarëve në Maqedoni”, ka deklaruar lideri i BDI-së.

Lidhur me votimin e mërgatës në zgjedhjet parlamentare, Ahmeti ka konstatuar se mërgimtarët shqiptarë nuk e kanë marrë seriozisht procesin zgjedhor të vitit të kaluar, ndonëse një pjesë të fajit ia lë edhe partisë për mosangazhimin e duhur.

“Ka mundësi që edhe ne nuk kemi qenë shumë aktivë në këtë drejtim. Por, mendoj që zgjedhjet lokale janë më specifike. Në takimet me bashkatdhetarët e kam parë se ka një vullnet të mirë. Është formuar Këshilli organizativ. Konkretisht bëhet fjalë për Komunën e Kërçovës që historikisht ishte me shumicë shqiptare, por që asnjëherë nuk ka drejtuar Komunën. Ka motiv këtë herë që mërgata shqiptare t’i përgjigjet ftesës për të votuar për kandidatin shqiptar për kryetar komune, ngase pjesa dërmuese e shqiptarëve të Kërçovës janë në mërgim të shpërndarë në Zvicër, Gjermani, Itali, Austri dhe SHBA. Ne nuk duam ta shndërrojmë në një fushatë klasike ndërmjet etnive, por e drejta morale është në anën e shqiptarëve, ngase janë shumicë. Megjithatë, duhet të demonstrojmë vlera pjekurie se edhe ne dimë të udhëheqim dhe të sprovohemi si drejtues komune”, ka deklaruar Ahmeti. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *