Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti në Munih:Shqiptarët vetëm të bashkuar mund ta zgjidhin çështjen shqiptare

Ahmeti në Munih:Shqiptarët vetëm të bashkuar mund ta zgjidhin çështjen shqiptare

10 nëntor-Ai ka folur edhe për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit duke nënvizuar se akoma ky dokument duhet të implementohet. Ahmeti ka thënë se lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe ka interpretime të ndryshme si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo maqedonase.

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti në fjalimin para bashkatdhetarëve shqiptarë në Munih të Gjermanisë, deklaroi se shqiptarët në Maqedoni vetëm të bashkuar do të mund të përfundojnë misionin e zgjidhjes së çështjes shqiptare në Maqedoni, dhe se Marrëveshja e Ohrit duhet të implementohet akoma.

“Vetëm të bashkuar do të mund të përfundojë misioni i zgjidhjes së çështjes shqiptare në Maqedoni. Dora e pajtimit për herë do të jetë e shtrirë nga BDI dhe unë. Unë e kam mundur krenarinë time që kur kam hyrë legalisht në politikë. Kam hequr koburen dhe kam hyrë në politikë, dhe kur hyn në politikë dikush të shanë, dikush të lavdëron, dikush do hidhërohet dhe unë e kam mat se misioni im nuk ka mbaruar akoma duhet vazhduar më tutje, për ti dalë zot programit për të cilin jemi angazhu”, theksoi Ahmeti në tubimin me qytetarët në Munih të Gjermanisë.

Ai ka folur edhe për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit duke nënvizuar se akoma ky dokument duhet të implementohet. Ahmeti ka thënë se lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe ka interpretime të ndryshme si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo maqedonase.

“Ne themi se gjuha shqipe sipas MO-së dhe Kushtetutës është gjuhë zyrtare dhe kjo qëndron. Të gjitha dokumentet i kemi në Parlament në gjuhën shqipe. A është mjaft. Unë e thash se punët akoma nuk kanë përfunduar, misioni akoma vazhdon”, ka shtuar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *