Home / Lajme / Maqedoni / Ambasada e SHBA lajmëron ndryshimet në Aplikacionin për viza joemigruese

Ambasada e SHBA lajmëron ndryshimet në Aplikacionin për viza joemigruese

Ambasada e SHBA në Maqedoni lajmëron për ndryshimet në procesin e aplikimit për viza joemigruese dhe për procesin e caktimit të terminit. Duke filluar nga 3 dhjetori 2012, aplikuesit nuk do të duhet të blejnë PIN numër si pjesë e procesit aplikues.

Shkup, 30 Nëntor – Aplikuesit duhet akoma të paguajnë për aplikimin për vizë (e njohur edhe si taksë për Vizë të lexueshme në maqinë ose “MRV” pagesë), mirëpo ne tani ofrojmë mundësi më të përshtatshme për pagimin e vizës. Ne do të ofrojmë edhe vende më të përshtatshme ku aplikuesit mund ti marrin vizat e tyre në gjithë Maqedoninë.

Duke filluar nga 3 dhjetori 2012, Ambasada e SHBA do të ofron shërbime për informata rreth vizave, për caktime të termineve, dhe pagesa për viza si vijon:
Informata të tërësishme për viza, MRV (pagesë për vizë) dhe caktimi i terminit janë në dispozicion nëpërmjet të këtyre tre metodave:

· Onlajn në faqen e re të internetit: http://usvisa-info.com

· Në numrin e telefonit (+389) 2 317 1042 në Maqedoni ose (703)439-2346 në Shtetet e Bashkuara.

· Në Skype në usvisamacedonia

–Pagesa MRV (pagesa për aplikim për vizë) mund të pagohet në Internet ose nëpërmjet telefonit, me kartelë MasterCard ose Visa. Mund të pagohet edhe personalisht në çdonjërën prej lokacioneve të Bankës Komercijale duke përdorur denarë. Aplikuesit të cilët duan që të paguajnë në denar në bankë duhet së pari të logohen në http://usvisa-info.com për ta shtypur fletën për depozit.

–Dorëzimi më i përshtatshëm i vizës: aplikuesit tani mund ti marrin vizat e tyre në lokacione të ndryshme në tërë Maqedoninë. Shpenzime plotësuese nuk janë të parashikuara për këtë shërbim.

Për ta filluar procesin e aplikimit për vizë amerikane joemigruese, aplikuesit duhet të kontaktojnë Shërbimin për Informata për viza në adresat ose numrat e dhënë më lartë.

Shërbimi telefonik për informata për viza do të jetë i hapur me orar të zgjatur pune prej 07:00 deri më 21:00 me kohën lokale, prej të hënës deri të premten. Pas 60 ditëve prej aplikimit të metodës të re do te vazhdohet me orar të regullt pune.

“Ju lutemi kini parasysh se para se të caktohet termini duhet të plotësohet formulari për vizë dhe të bëhet pagesa e duhura për aplikim për vizë.Qëllimi ynë është që të sigurojmë që këto ndryshime mos t’i pengojnë aplikuesit të cilët janë duke kaluar momentalisht nëpër proces të caktimit të terminit. Nëse e keni paguar taksën për vizë para 3 dhjetorit 2012, por nuk keni caktuar termin akoma, ju lutemi na dërgoni e-mail në: consularskopje@state.gov.Ne e çmojmë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj gjatë këtij procesi të tranzicionit, dhe jemi të bindur se të gjithë klientët tanë do të përfitojnë nga ky shërbim i ri i përmirësuar”, theksohet në njoftimin e ambasadës amerikane në Shkup. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *