Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të debatojnë për Maqedoninë të mërkurën

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të debatojnë për Maqedoninë të mërkurën

30 nëntor-ikos Hristodulidis, zëdhënësi i presidencës qipriote me Unionin, theksoi se grupi Koreper 2 mbrëmë nuk ka biseduar lidhur me konkludimin për Maqedoninë, ndërsa megjithëse edhe sot vazhdojnë me punë, pika e lidhur me caktimin e datës për fillimin e negociatave me vendin tonë është shtyer madje për javën e ardhshme.

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian deri të mërkurën e kanë shtyer konkludimin lidhur me rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në suaza të samitit të dhjetorit të Këshillit Evropian.

Në bisedë me korrespodentin e MIA-s nga Brukseli, Nikos Hristodulidis, zëdhënësi i presidencës qipriote me Unionin, theksoi se grupi Koreper 2 mbrëmë nuk ka biseduar lidhur me konkludimin për Maqedoninë, ndërsa megjithëse edhe sot vazhdojnë me punë, pika e lidhur me caktimin e datës për fillimin e negociatave me vendin tonë është shtyer madje për javën e ardhshme.

“Ambasadorët e vendeve-anëtare në suaza të grupit Koreper 2 do të takohen edhe sot në ndërtesën e Këshillit Evropian në Bruksel, por të mërkurën (5 dhjetor) do të bisedojnë lidhur me raportin për ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, na deklaroi zëdhënësi Hristodulipis.

Shtyerja e vendimit për Maqedoninë është sinjal i qartë se në BE nuk ka koncensus në nivel të ulët diplomatik për pranimin ose refuzimin e rekomandimit të katërt pozitiv njëra pas tjetrës të Komisionit për fillimin e negociatave inkuadruese. Pikërisht për atë, të mërkurën pritet që ambasadorët të japin vetëm disa mendime, ndërsa vendimi përfundimtar, përkatësisht konkludimi do të miratohet në mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së në nivel ministror të vendeve-anëtare, që është vetëm tre ditë para samitit të Këshillit Evropian

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *