Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori Hysa vendosi buqetë lulesh në varrin e Arbën Xhaferit

Ambasadori Hysa vendosi buqetë lulesh në varrin e Arbën Xhaferit

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, Z. Ylber Hysa, në kuadër të aktiviteteve në shënim të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, sot vendosi buqetë lulesh në varrin e Arbën Xhaferit në Tetovë.

Tetovë, 26 Nëntor – Me këtë rast ambasadori Hysa krahas përkujtimit të figurës së Xhaferit, vlerësoj se sa shumë i mungon këtij vitit jubilar Arbën Xhaferi.

Ambasadori Hysa theksoj se, “Arbër Xhaferi punën e fundit që nuk ka arritur ta bëjë është reflektimi mbi 100 vjetorin e Pavarësisë. Po përgatitej që me 28 nëntor në Vlorë të shpaloste vizionin e tij se si e kanë pasur shqiptarët jashtë Shqipërisë këto 100 vjet e fundit dhe kah më tutje. Kemi mbetur pa e dëgjuar mesazhin e tij të fundit kuptimplotë. Por, edhe pse varri mbetet i heshtur, vizita që i bëhet pikërisht me këtë përvjetor, mbetet prore një pelegrinazh inspirues për të reflektuar për të gjithë shqiptarët kudo që janë.” (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *