Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadori i Turqisë, Sikmensur në takim me kryetarin e komunës Sadi Bexheti në Tetovë

Ambasadori i Turqisë, Sikmensur në takim me kryetarin e komunës Sadi Bexheti në Tetovë

22 nëntor-“E informova ambasadorin edhe për bashkëpunimin me komunat e vëllazëruara në Turqi, ndërsa njëkohësisht iu falenderova edhe për mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Maqddonisë në NATO që është edhe një dëshmi se ky vend mbetet partneri ynë strategjik”, tha kryetari i komunës Bexheti.

Gjendja në komunën e Tetovës dhe veçanërisht pozita e minoritetit turk në pikëpamje të papunësisë dhe rujatjes së identitetit kulturor, ishin sot temat kryesore të bisedimeve ndërmjet ambasadorit të Turqisë në Maqedoni Gjirol Sikmensur dhe kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

Është biseduar edhe investimet që nga Turqia realizohen në rajon, si dhe për interesimin e disa kompanive turke për ndërtimin e projektit të ri për parkun e qytetit të Tetovës.

“E informova ambasadorin edhe për bashkëpunimin me komunat e vëllazëruara në Turqi, ndërsa njëkohësisht iu falenderova edhe për mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Maqddonisë në NATO që është edhe një dëshmi se ky vend mbetet partneri ynë strategjik”, tha kryetari i komunës Bexheti.

Duke e vlerësuar takimin e sotëm si shumë të suksesshëm, ambasadori Sikmensur paralajmëroi se Turqia do të vazhdojë me mbështetjen e tij direkte në çdo nismë në rajonin e Tetovës dhe më gjerë për rikonstruimin dhe mbrojtjen e monumenteve kulturore historike nga periudha osmane.

Në këtë drejtim, kryetari Bexheti informoi se ende pritet miratim nga institucionet në Stamboll për projektin për rikonstruimin e urës së gurit të lumit Pena, si dhe për projektin për rikonstruimin e Sahat Kullës në Tetovë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *