Home / Lajme / Maqedoni / Aquariumi’ në teatrin e Shqipërisë

Aquariumi’ në teatrin e Shqipërisë

21 nëntor-Në skenën e teatrit kombëtar si zakonisht nuk mungon publiku i cili për një orë e gjysëm ka ndjekur shfaqen e aktorëve tetovarë ndërsa nuk kanë munguar as duartrokitjet gjatë tërë kohës. Regjisori Luka Cortina thotë se shfaqja pasqyron mesazhe universale.

Në teatrin kombëtar të Shqipërisë vazhdojnë shfaqjet që janë pjesë e festivalit mbarëkombëtar kushtuar 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptarë. Të premten në mbrëmje skena ka qenë e rezevuar për aktorët e Teatrit të Tetovës, të cilët në këtë festival morën pjesë me shfaqen “Aquarium”, me tekst nga Refet Abazi dhe me regji të Luka Cortina.

Në skenën e teatrit kombëtar si zakonisht nuk mungon publiku i cili për një orë e gjysëm ka ndjekur shfaqen e aktorëve tetovarë ndërsa nuk kanë munguar as duartrokitjet gjatë tërë kohës. Regjisori Luka Cortina thotë se shfaqja pasqyron mesazhe universale.

“Shfaqja “Aquarium” shkruar nga Refet Abazi pasqyron më së miri bashkëbisedimin me veteveten. Përmes këtij bashkëbisedimi ne kuptojmë rrëfimin e jetës sonë dhe njëkohësisht vihet në përfundimin se çfarë njerëz jemi dhe si jetojmë”, tha Cortina. Drejtori i Teatrit të Tetovës, Valmir Aziri, nënvizoi se pjesëmarrja në këtë festival mbarëkombëtarë është një nder dhe një respekt që tregohet për teatrin e Tetovës.

“Me vetë faktin që publiku ka qëndruar gjatë tërë kohës dhe ka ndjekur shfaqen, ndërsa në fund kemi pasur duatrokitje të gjata tregon se kemi arritur që të kemi një teatër që premton shumë në të ardhmen. Poashtu shfaqeja është interpretuar mjaft mirë nga aktorët dhe shpresojmë se edhe në të ardhmen do të jemi pjesë e këtij teatri në Shqipëri” tha Aziri.

Drejtori i Teatrit Kombëtar Shqiptar Kristaq Skrami pas shfaqes ka përgëzuar aktorët tetovarë duke shprehur mirënjohje për punën që bën ky teatër. Në shfaqen Aquarium, shkëlqyen në rolet e tyre aktorët Bajrush Mjaku, Adrian Aziri, Armenis Nokshiqi, Muzafer Etemi etj. Në këtë festival me shfaqet e tyre prezantohen 19 trupa teatrore nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. (U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *