Home / Lajme / Maqedoni / ARIFI TAKON KRYEMINISTRIN E TURQIS TAIP ERDOGAN

ARIFI TAKON KRYEMINISTRIN E TURQIS TAIP ERDOGAN

Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi sot realizoi takim me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Gjatë takimit u bisedua mbi marrëdhëniet bilaterale të dy shteteve me theks të veçantë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Bashkëbiseduesit u pajtuan që marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi mes dy vendeve janë në nivel të shkëlqyeshëm ndërsa me nënshkrimin e Protokollit për bashkëpunim do të mundësohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e integrimit evropian.

Zëvendëskryeministrja Arifi informoi mbi aktivitetet që vendi ynë i ndërmerr sa i përket reformave nga agjenda evropiane dhe theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka miratuar Plan aksionar në të cilën adresohen rekomandimet e shënuara në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë.

Kryeministri Erdogan deklaroi që integrimi i vendeve të Ballkanit dhe Turqisë në Bashkimin Evropian është i rëndësishëm për përparimin e mëtejshëm të rajonit dhe theksoi që Turqia edhe në të ardhmen do ta përkrah integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *