Home / Lajme / Rajon / Atmosfera festive përfshin të gjithë Shqipërinë

Atmosfera festive përfshin të gjithë Shqipërinë

Festa për 100–vjetorin e Pavarësisë ka përfshirë të gjithë Shqipërinë, ku përgjatë gjithë këtyre javëve nuk kanë munguar aktivitetet e shumta, në nderim të firmëtarëve të Pavarësisë.

Tiran, 25 Nëntor – Sigurisht festa pritet të kulmojë më 28 nëntor në Vlorë, atje ku Ismail Qemali ngriti dhe flamurin shqiptar 100 vjet më parë.

Në këtë ditë janë parashikuar një serë aktivitetesh, ku nuk do të mungojnë dhe krerët e shtetit, por edhe lideri socialist Edi Rama së bashku me aleatë dhe deputetë të opozitës, transmeton News24.

Atmosfera festive ka nisur të ndjehet edhe në qytetin e Durrësit, ku gjithçka pritet të kulmojë më 26 nëntor. Ndërkohë festime dhe parapërgatitje ka në të gjitha qytetet e tjera, si Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Fier, në qytetin e Beratit, ku ceremonia zyrtare u zhvillua ditën e djeshme, me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit të vendit Sali Berisha.

Ndërkohë që qytetet e mëdha janë veshur kuq e zi, është vënë re mungesa e kësaj atmosfere në qytetet e vogla, të cilat nuk kanë janë dekoruar në mungesë të fondeve. Kështu në qytetin e Gramshit, kreu i Bashkisë ka deklaruar se dekorimet janë bërë me para borxh.

Ndërkohë ditën e sotme festa ka kulmuar dhe në qytetin e Elbasanit, ku ka qenë i pranishëm dhe kryeministri Berisha, i cili bëri thirrje për realizimin e ëndrrës europiane të shqiptarëve, pikërisht asaj ëndërr që nisën Ismail Qemali më të tjerë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *