Home / Lajme / Maqedoni / Avioni i Trajkovskit ishte rrëzuar me raketë

Avioni i Trajkovskit ishte rrëzuar me raketë

Avokati Pançveski thekson se posedon video xhirim satelitor në të cilin shihet se si një avion ushtarak sulmon me raketë avionin e presidentit Trajkovski dhe se si më pas rrëzohet avioni.

Avokati maqedonas Ignjat Pançveski, që është i autorizuar për zbardhjen e fatkeqësisë ajrore në të cilën humbi jetën ish-presidenti maqedonas Boris Trajkovski ka nxjerrë detaje të reja lidhur me këtë tragjedi që ndodhi tetë vite më parë në Rotmile të Bosnjës.

Avokati Pançveski thekson se posedon video xhirim satelitor në të cilin shihet se si një avion ushtarak sulmon me raketë avionin e presidentit Trajkovski dhe se si më pas rrëzohet avioni.

Avokati nënvizoi se ky xhirim është një dëshmi e fortë dhe konfirmon se bëhet fjalë për atentat ndaj presidentit Boris Trajkovski dhe ekuipazhit të tij. “Shërbimet e huaja sekrete kanë xhiruar tërë fluturimin. Shihet qartë se atentati përgatitej gjatë kohë. Fluturimi në vend të natës së 25 shkurtit ishte ricaktuar për 26 shkurt në mëngjes, dhe ishte ndryshuar edhe një pjesë e ekuipazhit. Linjat e avionit me kontrollin e fluturimeve ishin ndërprerë”, deklaroi avokati Pançveski, duke shtuar se janë bërë edhe manipulime dhe ndryshimi i navigacionit të avionit presidencial “Kinger” me një navigacion të një avioni ushtarak.

Ai ka shtuar gjithashtu se për të gjitha këto janë kujdesur ushtarak që kanë qenë në vendin e ngjarjes ku ka rënë avioni. Avokati ka paralajmëruar se xhirimin do ta prezantojë edhe në opinion, dhe se deri tani nuk e ka bërë këtë për të mos humbur besueshmërinë e dëshmisë. Sipas tij, personat e mbetur gjallë pas rënies së avionit janë vrarë në mënyrë kriminale.

Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski humbi jetën më 26 shkurt të vitit 2004 në fatkeqësinë ajrore, së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe ekuipazhin e aeroplanit shtetëror në afërsi të Mostarit, në Bosnjë-Hercegovinë. Fatkeqësia ndodhi në lokalitetin malor Rotmile. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *