Home / Sport / Baloteli në shitje për të sponsorizuar Falkaon

Baloteli në shitje për të sponsorizuar Falkaon

Mario Baloteli po bëhet gati t’i japë lamtumirën Mançester Sitit, pasi klubit nuk i ka pëlqyer fakti që ai ka marrë pjesë në një festë vetëm 12 orë para ndeshjes të së dielës ndaj Totenhem.

Baloteli u pa të hynte në lokalin “Panacea” rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës, ndërsa Mançester Siti luante në 13:30 ndeshjen ndaj londinezëve, të cilën sulmuesi 22 vjeçar italian e ndoqi nga tribuna.

Teorikisht, sulmuesi nuk ka thyer asnjë rregull, pasi ai nuk ishte i përfshirë në skuadër për ndeshjen e të dielës. Por drejtuesit e klubit janë të pakënaqur me sjelljen e tij, pasi ai nuk ka qenë i përgatitur për eventualitetin që ndonjë prej sulmuesve të dëmtohej dhe ai të zinte vendin e tij në skuadrën e Mançinit.

Sipas “The Sun”, trajnerit italian i është bërë e qartë se mund të bëjë një ofertë prej 45 milion paund për Radamel Falkaon në janar, nëse arrin të shesë Mario Balotelin. Mançester Siti shpreson që një pjesë të parave për blerjen e kolumbianit t’i sigurojë nga shitja e sulmuesit italian, i cili pritet të kushtojë mbi 20 milion paund.

Për Balotelin janë interesuar vazhdimisht si Inter, ashtu edhe Milan, por të dy këto skuadra vështirë se do të pranojnë të paguajnë shuma aq të mëdha për ta kthyer në Itali.

Ndërkohë, flitet se Mançini ka takuar që tani menaxherin e Falkao, Horge Mendes, me të cilin ka rënë dakord për rrogën prej 200 mijë paund në javë që pritet të përfitojë sulmuesi në radhët e Mançester Sitit sapo të përfundojë transferimi i tij.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *