Home / Lajme / Maqedoni / Banka Botërore i miratoi Maqedonisë 50 milionë dollarë për politika zhvillimore konkuruese

Banka Botërore i miratoi Maqedonisë 50 milionë dollarë për politika zhvillimore konkuruese

30 nëntor-Projektin, siç kimtoi Zyra e Bankës Botërore në Maqedoni, e mbështet programi i Qeverisë, i orientuar drejt përforcimit të konkurencës së ekonomisë përmes motivimit të investimeve produktive dhe sendërtimit teknologjik të prodhimtarisë, agrobiznesi dhe sektori për logjistikë tregtare, si dhe krijim i kushteve për rritje progresive të fleksibilitetit në tregin e punës dhe zhvillimin e shkathtësive.

Banka Botërore e miratoi Huanë e parë programore për politikat zhvillimore konkurente për Maqedoninë në vlerë prej 50 milionë eurove. Huaja për politikat zhvillimore konkurente është aktiviteti i parë nga dy aktivtetet programire, të cilat do t’i mbështesin reformat për përforcim të konkurencës së ekonomisë së Maqedonisë.

Projektin, siç kimtoi Zyra e Bankës Botërore në Maqedoni, e mbështet programi i Qeverisë, i orientuar drejt përforcimit të konkurencës së ekonomisë përmes motivimit të investimeve produktive dhe sendërtimit teknologjik të prodhimtarisë, agrobiznesi dhe sektori për logjistikë tregtare, si dhe krijim i kushteve për rritje progresive të fleksibilitetit në tregin e punës dhe zhvillimin e shkathtësive.

Xhon Gabriel Godar, lider i ekipit të Bankës Botërore thekson se aktivitetet e mbështetura kanë për qëllim zhvillimin e prodhimtarisë me vlerë të lartë, lehtësim të ristrukturimit të agrobiznesit dhe efikasitetit më të mirë të shërbimeve tregtaro-logjistike.

Projekti punon në përmirësimin e efektivitetit të programeve publike, të cilat e mbështesin zhvillimin e sektorit privat dhe me këtë e rrit efikasitetin e konsumit publik.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *