Home / Lajme / Botë / Barak Obama rizgjidhet për mandatin e dytë presidencial

Barak Obama rizgjidhet për mandatin e dytë presidencial

7 nëntor – Të paktën 120 milionë amerikanë priteshin që të votonion në zgjedhjet presidenciale. Zgjedhjet i shënoi dalje solide, që në orët e para të votimit. Ka pasur rapore për probleme sporadike me votimin, ndërsa dy kandidiatët dërguan avokatët në vendovitimet që të ndjekin procesin. Edhe Sektori qeveritar për drejtësi pozicionoi pothuajse 800 vëzhues në 23 shtetet federale.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe kandidati i demokratëve në zgjedhjet e djeshme është rizgjedhur për mandatin e dytë, duke sfiduar rivalin e tij nga rradhët e republikanëve Mit Romnin, tregojnë rezultatet paraprake nga zgjedhjet.

Obama fitoi 275 vota elektorale nga gjithsej 538 në kolegjiumin zgjedhor, ndërsa Mit Romni 206, sipas rezultateve paraprake. Kandidati presicencial që të fitojë në zgjedhjet duhet të ketë të paktën 270 vota.

Obama e sfidoi Romnin në disa shtete federale – Ohajo, Viskonsin, Ajova, Pensilvani dhe Nju Hempshir edhe përkundër rimëkëmbjes së dobët ekonomike dhe shkallës së lartë të papunësisë.

Të paktën 120 milionë amerikanë priteshin që të votonion në zgjedhjet presidenciale. Zgjedhjet i shënoi dalje solide, që në orët e para të votimit. Ka pasur rapore për probleme sporadike me votimin, ndërsa dy kandidiatët dërguan avokatët në vendovitimet që të ndjekin procesin. Edhe Sektori qeveritar për drejtësi pozicionoi pothuajse 800 vëzhues në 23 shtetet federale.

Obama e mori mandatin e dytë presidencial me një detyrë të vështrë që të tejkalojë deficitin buxhetor prej një miliardë dollarësh, që t’i reformojë programet për ndihmën sociale dhe që të përforcojë bashkëpunimin me Kongresin.

“Jemi këtu të gjithë së bashku. Kjo është mënyra se si bëmë fushatën”, shkruan Obama në Tuiter pas publikimit të fitores së tij zgjedhore.

andidati republikan, Mit Romni, në paraqitjen e tij para mbështetësve, ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA. “Unë sapo e kam thirrur presidentin Obama për ta uruar për fitoren e tij”, u shpreh Romney. Presidenti demokrat Barak Obama sipas rrjeteve televizive amerikane është rizgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjet që janë konsideruar të jenë më të ngushtat në historinë amerikane. Sipas parashikimeve, Obama deri më tani ka marrë 303 vota elektorale, kundrejt 203 sa ka fituar Romni. Kandidatit i duhen vetëm 270 vota për fitore.

Demokratët do ta ruajnë shumicën e tyre në Senatin e Kongresit amerikan, pasi në zgjedhjet e djeshme për 33 vende të senatorëve Partia republikane humbi tre mandate, transmetuan agjencitë botërore, duke i cituar parashikimet e Si-En-En-it.

Sipas mediave amerikane, garë të ashpër kishte vetëm për dhjetëra prej 33 vendeve senatoriale.
Partia republikane do ta ruajë shumicën e tyre në Dhomën përfaqësuese të Kongresit amerikan, parashikon Si-En-En në bazë të rezultateve nga zgjedhjet në shtetet lindore dhe qendrore federale.

E ashpër është gara për kontroll ndaj Senatit, në të cilën deri më tani demokratët kishin shumicë prej 53 kundrejt 47 votave

Zgjedhjet në SHBA kanë 11 milionë klikime në Tuiter deri mbrëmë, kumtoi rrjeti Tuiter dhe theksoi se ato janë ngjarja “më me klikime” në histori.

Pas debateve të para televizive midis kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë, demokrati Barak Obama dhe republikani Mit Romni, Tuiter bëri të ditur se ata janë përcjellë me 10,3 milionë klikime për 90 minuta.

Miliona votues i kanë shfrytëzuar Tuiterin dhe Fejsbukun dje për të konfirmuar se kanë votuar, ndërsa 22 për qind të amerikanëve në ditët e fundit në rrjetet sociale janë publikuar se për cilin do të votojnë
Dollari e zvogëloi vlerën e tij në krahasim me euron rreth mesditës sipas kohës lokale në Tokio pasi u bë e sigurt se Barak Obama fitoi në zgjedhjet presidenciale në SHBA, transmetuan mediat franceze.

Rreth orës 14 sipas kohës lokale kursi euro/dollar arriti 1,2863 dollarë për një euro, në krahasim me 1,2815 dollarë për një euro në fillim të ditës.

Dollari pak u shtrenjtua në raport me jenin japonez, sepse rreth orës 14 sipas kohës lokale në Tokio u ndërrua për 80,08 jenë, në krahasim me 80,33 jenë në fillim të tregtimit.

Shumë rekorde prej gjashtë miliardë dollarësh është shpenzuar në SHBA në fushatën për zgjedhjet për president dhe për Kongresin, që përfundoi dje, transmeton BTA.

Qendra për politikë përgjegjëse përllogariti se të dy kandidatët për president – demokrati Barak Obama dhe republikani Mit Romni kanë shpenzuar gjithsej 2,6 miliardë dollarë. Këto të holla janë dhënë për reklamë parazgjedhore dhe udhëtime.

Obama ka mbledhur 645 milionë dollarë nga donacione individuale, ndërsa kundërshtari i tij republikan – 413 milionë. Romni, për llogari të kësaj, ka fituar më shumë mjete financiare nga kompanitë e mëdha.

Në vitin 2008 shpenzimet në fushatën parazgjedhore presidenciale ishin pak më të mëdha – 2,8 miliardë dollarë, tregojnë përllogaritjet e Qendrës për politikë përgjegjëse.

Nëse të hollave, të shpenzuara nga të dy kandidatët presidencialë, u shtohen shpenzimet e kandidatëve për Dhomën Përfaqësuese dhe për Senatin, shuma arrin deri më tani të pashënuara gjashtë miliardë dollarë.

Kjo situatë u bë e mundur pas vendimit nga viti 2010 të Gjykatës Supreme, i cili i heq limitet për financim të fushatave parazgjedhore nga firma, përmendin mediat franceze.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *