Home / Sport / Barazon Interi

Barazon Interi

Nerazzurrët nuk e kanë shfrytëzuar barazimin e Juventusit për ta ngushtuar diferencën e pikëve në krye të tabelës.

Ata kanë barazuar me rezultat 2-2 në Giuseppe Meazza kundër Cagliarit.

Rodrigo Palacio i kaloi vendasit në epërsi (11’), por pa përfunduar pjesa e parë (43’) Marco Sau e barazoi rezultatin.

Sau shënoi edhe në pjesën e dytë për epërsinë e mysafirëve (66’), por një autogol i Davide Astorit (82’) i shpëtoi zikaltrit nga humbja.

Interi mbetet katër pikë prapa Juventusit, ndërkohë që Firoentina është pozicionuar në vend të tretë pas fitores prej 4-1 kundër Atalantas.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *