Home / Lajme / Rajon / BE, 63 mln euro Kosovës për reformat

BE, 63 mln euro Kosovës për reformat

Bashkimi Evropian i ka akorduar Kosovës 63 milionë euro, në mbështetje të zbatimit të reformave evropiane në vend, për programin vjetor 2012.

Këto fonde pritet të përdoren për reformat në sistemet e drejtësisë dhe administratës publike, për rikthimin dhe riintegrimin e refugjatëve, përmirësimin e shërbimeve korrektuese, infrastrukturën energjitike, investimet në edukim dhe zhvillimin rajonal.

Për përfitimin e kësaj shume, ndër të tjera, autoritetet e Kosovës dhe donatorë të ndryshëm duhet të ofrojnë 20 milionë euro shtesë.

“Reformat për rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, përmirësimi i administratës publike dhe promovimi i një sektori privat më dinamik janë prioritete kyçe për asistencën ndaj Kosovës. Kjo nuk e ndihmon Kosovën vetëm që të afrohet më shumë me BE-në, por synon të sjellë edhe ndryshime reale për shoqërinë, në përfitim të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, deklaroi komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle.

Ky programi vjetor i Asistencës së para-anëtarësimit, IPA, për vitin 2012 përfshin edhe masa për përgjigje të shpejtë ndaj prioriteteve politike, që kërkojnë ndihmë financiare për zbatimin e tyre, si dialogu Prishtinë-Beograd, rishikimi strategjik i EULEX-it, si dhe për dialogun e vizave.

Pas kritikave të ashpra të Gjykatës Evropiane të Auditorëve, Komisioni premton se do të vijojë konsultimin e ngushtë me autoritetet e Kosovës, si dhe me donatorë të ndryshëm për të garantuar mbi të gjitha efikasitetin e asistencës së BE ndaj Kosovës.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *