Home / Sport / Beckham, lamtumirë LA, por jo futbollit

Beckham, lamtumirë LA, por jo futbollit

Në dhjetor, Los Angeles Galaxy do të ndeshet në finalen e Kupës kunder Houston Dynam, ndeshje e paralajmëruar nga David Beckham si e fundit me fanelën e skuadrë amerikane.

Kjo është konfirmuar nga vetë 37-vjeçari, i cili megjithatë ka refuzuar të varë këpucët në gozhdë duke thënë se po largohet nga Los Angeles Galaxy për një tjetër aventurë.

“Kam kaluar momente speciale si lojtar i Los Angeles Galaxy, por në këtë moment dëshiroj të tjera sfida në karrierën time si futbollist. Që nga ardhja ime këtu, pashë çdo vit rritjen e popullaritetit të futbollit në SHBA”, deklaroi Beckham.

Ish-futbollisti i Manchester United dhe Realit të Madridit që nisi aventurën e tij në SHBA në vitin 2007, nuk sqaroi se ku do të vazhdojë karrierën e tij në futbollin e luajtur megjithëse vetë federata australiane ka mirëpritur një kalim të mundshëm në kampionatin vendas, ku asi britanik do të gjente ish-kapitenin e Juventusit, Del Piero.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *