Home / Lajme / Maqedoni / Bejta: Decentralizimi, obligim ndaj Marrëveshjes së Ohrit

Bejta: Decentralizimi, obligim ndaj Marrëveshjes së Ohrit

Shkup, 22 nëntor-Me përkrahje financiare nga Unioni Evropian janë realizuar thirrje publike për projekte me të gjitha shtet fqinje: me Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë dhe me Kosovën. Me këtë do të forcoj përfitimet nga këto programe rajonale dhe do ta forcoje bashkëpunimin midis secilit nga shtet në rajon. Gjithsesi i pashmangshëm është përforcimi i kapaciteteve në përputhje me procedurat e Bashkimit Evropian i të gjitha anëve, duke përfshirë edhe administratën dhe organet tjera shtetërore kompetente.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta merr pjesë në kongresin treditor të shteteve territoriale me përfaqësues nga EURASIA, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, që mbahet nga data 21 e deri me 23 nëntor në Stamboll të Turqisë.

Ministri Nevzat Bejta, i prezantoi sfidat, të arriturat dhe ndryshimet që janë bërë me decentralizimin në Republikën e Maqedonisë për zhvillimin e pushtetit lokal, sidomos pas vitit 2001, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

“Në Republikën e Maqedonisë, njëmbëdhjetë vite pas konfliktit të armatosur dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, janë shënuar rezultate të dukshme në sferën e decentralizimit dhe të vetëqeverisjet lokale. Procesi i decentralizimit në Republikën e Maqedonisë filloi të zbatohet në vitin 2005. Prej atëherë filloi që të ndihet dhe të dihet vlera këtij procesi kaq të rëndësishëm për Maqedoninë multietnike. Falë decentralizimit, komunat në Maqedoni zhvillohen, krijojnë kushte më të mira për jetesë për qytetarët, komunat tanimë zgjidhin probleme lokale, në mënyrë shumë më efikase, që vetë shteti as nuk i kishte zgjidhur. Vetë decentralizimi dhe transferimi i kompetencave prej pushtetit qendror në atë lokal, nënkupton ndryshime në rolin e tyre. Në këtë drejtim është investuar konsiderueshëm në përforcimin e kapacitetve të administratës në të dy nivelet, në sferat kyçe, siç janë: administrimi i tatimeve, financat, urbanizmi, menaxhimi i tokës ndërtimore, etj. Në shumë drejtime është arritur edhe rezultati i pritur. Këtu dua të shpreh mirënjohjet e mia për komunitetin ndërkombëtar të cilët vazhdimisht na ndihmojmë t’i çojmë proceset përpara, ndër ta edhe procesin e decentralizimit. Edhe pas shtatë viteve, përparim dhe përvojë në këtë proces, ne do të vazhdojmë me decentralizimin e kompetencave të tjera. Ky është obligim ndaj Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Evropës, e para se gjithash ndaj qytetarëve”, tha ministri Bejta.

Ai tha se komunat, tashmë kanë më shumë kompetenca, thjeshtë janë më të pavarura se para procesit të decentralizimit. Ata menaxhojnë me shkollat, me objektet kulturore, me tokën ndërtimore shtetërore dhe në disa sfera tjera, dhe kanë pavarësi më të madhe financiare.

“Në fillim të decentralizimit, komunave u ndahej 3% nga Tatimi i Vlerës së Shtuar, kurse deri në 2013 kjo përqindje do të rritet në 4,5 %. Edhe kjo përqindje është e pamjaftueshme. Ne i mbështesim kërkesat e Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe kryetarëve për rritje të kësaj përqindjje. Gjithashtu qëndrojmë të vendosur në qëndrimin se këta mjete duhet barëbarësisht dhe në mënyrë të drejtë tu ndahen komunave. Me Ligjin për Tokën ndërtimore, kompetenca për të menaxhuar me tokën ndërtimore shtetërore në përgjithësi u është dhënë komunave. 80 % nga mjetet të marra në bazë të shitjes mbesin në komuna. Vetëm 20% shkojnë në nivel qendror. Për shkak të rritjes së efikasitetit dhe ekonomisë në sigurimin e shërbimeve publike, komunat gjithnjë e më shpesh e shfrytëzojnë mekanizimin e bashkëpunimit ndërkomunal. Më së shpeshti formojnë ndërmarrje të përbashkët publike, trupa të përbashkëta administrative dhe ofrim të shërbimeve në fushën e urbanizmit, inspektimit dhe tatimeve. Sa i përket bashkëpunimit rajonal, ajo kryesisht realizohet në kuadër të IPA komponetës për bashkëpunim ndërkufitar. Me përkrahje financiare nga Unioni Evropian janë realizuar thirrje publike për projekte me të gjitha shtet fqinje: me Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë dhe me Kosovën. Me këtë do të forcoj përfitimet nga këto programe rajonale dhe do ta forcoje bashkëpunimin midis secilit nga shtet në rajon. Gjithsesi i pashmangshëm është përforcimi i kapaciteteve në përputhje me procedurat e Bashkimit Evropian i të gjitha anëve, duke përfshirë edhe administratën dhe organet tjera shtetërore kompetente.

Tetë Qendrat për zhvillim rajonal në shtet janë të gatshme tu japin përkrahje serioze komunave në identifikimin e nevojave dhe përgatitjen e projekteve për bashkëpunim ndërkufitar. Megjithatë, mos implementimi i plotë i Ligjit për Zhvillim të Barabartë Rajonal, në pamje të ndarjes së 1% nga Bruto Prodhimi Vendor, e pamundëson zhvillimin e barabartë rajonal të vërtetë. E jona dhe përkushtimi im është që të gjithë mjete të drejtohen te Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, institucioni përgjegjëse për këtë qëllim, siç është definuar në ligj. Në të njëjtën kohë, përmes shfrytëzimit të mjeteve nga IPA Programi, mundohemi që t’i amortizojmë disparitetet ekzistuese në nivel nacional, por edhe në kuadër të rajonit, që është një nga parakushtet për anëtarësim në Union”, u shpreh ministri Nevzat Bejta, duke shtuar se në këtë proces ekzistojnë edhe dobësi të caktuara, veçanërisht për vendet të cilat nuk kanë përvojë në implementimin e mjeteve nga fondet Evropiane.

“Aspak nuk është i thjeshtë procesi i mësimit, e pastaj edhe kërkesat reale dhe shumë precize, të ashpra dhe të ndërlikuara të procedurave të Unionit Evropian. Gjithashtu, koordinimi në të gjithë procesin midis dy vendeve dhe me delegacionin e Unionit Evropian jo gjithmonë shkojnë pa probleme dhe ngecje, që më së shpeshti rezulton me prolongime të efekteve. Si rezultat i kësaj situate, ndodhë nga shpallja e thirrjes publike e deri në miratimin e projektit të kaloje periudhe më e gjatë edhe se një vit, çka ndonjëherë e zvogëlon vlerën e përfitimeve të pritura”, tha në vazhdim ministri Bejta.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta mbajti fjalim në sesionin “Shembuj të praktikave të mira në administratën publike”, ku morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Mahir Jagcilar, Ministri Administratës Publike te Kosovës, Idris Naim Shahin, Osman Gunes, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Turqisë, Fateh Abdulraqeb, Zëvendësministër i Administratës Publike në Jemen, Nazim Çavusoglu, Ministër i Pushtetit Lokal dhe pune të Brendshme i Republikës Veriore turke e Qipros dhe të pranishëm të tjerë. Në kongres kanë marr pjesë mbi 100 pjesëmarrës, 24 nga Turqia dhe 76 nga vendet tjera, kurse organizator është Shoqata e guvernatorëve të Turqisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *