Home / Sport / Bekam u thotë “jo” anglezëve

Bekam u thotë “jo” anglezëve

Devid Bekam, pavarësisht moshës 37 vjeçare, aktualisht është një prej lojtarëve më të kërkuar në botë. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë futbollisti i cili në një intervistë të lëshuar për “Sky Sports” ka zbuluar se ka që tani përpara shumë oferta interesante mes të cilave mund të zgjedhë klubin ku do të vazhdojë karrierën pas largimit nga LA Galaksi.

“Jam një futbollist me fat, pasi pavarësisht moshës time 37 vjeçare, vazhdoj të marr oferta shumë interesante”, pranoi futbollisti për të cilin janë interesuar klubet më të mëdha australiane, kineze, braziliane apo edhe ruse, të gjitha tregje ku futbolli po pëson një zhvillim të madh dhe transferimi i Bekam do të ishte një mundësi e artë për të bërë marketing dhe përfitime kolosale.
Por ai ka pranuar se ka marrë oferta edhe nga kampionati anglez, ndonëse ka theksuar se për momentin i duket e pamundur që t’i pranojë ato, për shkak të besnikërisë ndaj Mançester Junajtid.
“E kam thënë gjithmonë se nuk besoj se do të realizohet kthimi im, pasi unë kam luajtur për klubin më të madh në Angli dhe në botë, Mançester Junajtid e nuk e shoh veten në fushë me fanellën e cilësdo skuadër tjetër të kampionatit anglez. Por nuk i dihet kurrë se çfarë do të ndodhë. Për momentin po vlerësoj shumë hipoteza entuziazmuese”, pranoi futbollisti, për të cilin interesohen edhe klube të tjera evropiane, mes të cilave Real Madrid dhe PSZH.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *